Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi dyshohet se kaën vjedhur në shtëpinë  enjë mërgimtari, një televizor dhe katër zmadhues zëri.

Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi është bërë në rrugën “Bekim Berisha-Abeja”, ku gjatë kontrollimit të një veture me targa vendore, janë gjetur pajisjet të cilat janë konfiskuar.


“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejё, me datёn 7.10.2020 rreth orёs 00:20, nё rrugën ‘Bekim Berisha-ABEJA’ nё Pejё, ka ndaluar veturën Golf me targa vendore. Policia ka bёrё verifikimin e personave dhe gjatё kontrollit në bagazhin e veturës ёshtё gjetur njё (1) televizor dhe katёr (4) zmadhues tё zёrit, tё cilët janё konfiskuar deri në verifikimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Screenshot 5 33

Policia më pas ka shoqëruar tё dyshuarit në Stacionin Policor në Pejë dhe pas intevistimit, tё njëjtit, me urdhёr të prokurorit tё shtetit lirohen në procedurë të rregullt.

“Njësiti i Hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejё, si vazhdimësi e hetimeve intensive operativo-hetimore ka arritur ta identifikojё shtёpinё e viktimёs nё fshatin Vitomiricё, shtёpi nё tё cilёn nuk jeton askush, pasi qё pronari jeton në botën e jashtme, ku dyshohet se janё vjedhur sendet e lartcekura. Viktimёs sё rastit sendet e konfiskuara nga tё dyshuarit i janё kthyer prapё nё posedim.

Screenshot 6 20

“Pas identifikimit tё vendit tё ngjarjes me datёn 13.10.2020, janё arrestuar dhe janë intervistuar tё dyshuarit: A.Sh. lindur me 1994 m/k, L.S. lindur me 2000 m/k, E.A. lindur me 1992 m/k”, thuhet në komunikatë.

Me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, i dyshuari i parë dhe i tretë, pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё, ndёrsa i dyshuari i dytё ёshtё liruar në procedurё të rregullt. /Telegrafi/

Screenshot 4 31