Ky krijim origjinal u bë nën kujdesin e dy stilistëve të njohur.

Maybach-u i fundit është provë se imagjinata nuk njeh kufi, veçanërisht kur dizajnerët i kanë duart të lira.


Në këtë rast, dizajnerët kishin edhe udhëheqjen më të lartë të dy stilistëve, Virgil Abloh dhe Gorden Wagener të sapo ndjerë.

Me pak fjalë, ky është një "coupe me dy ulëse, me energji elektrike".

Tingëllon e 'çmendur' dhe duket edhe më e 'çmendur'.

1e7a33c7 73f1 44cc a687 5d13c63ffeaa

Pamja krejtësisht origjinale përpara është bërë nga dritat me forma të çuditshme dhe maska ​​e ndriçuar, anash ka një hekur të gjatë poshtë derës që i jep një pamje më agresive, dhe në pjesën e pasme ka një prerje të drejtë me drita të rrumbullakëta dhe logo të markës, dhe dekorim metalik.

3844cae8 eb57 4351 84aa e16d1ab783b5

Ajo ka surpriza të reja në kabinë.

Edhe pse ka gjatësi gjashtë metra, janë instaluar vetëm dy ulëse me mundësi palosjeje në krevat.

Kombinimi i elementeve moderne (kabinë digjitale) dhe retro përshtaten në mënyrë të përkryer në këtë ide të automjetit fuoristradë të së ardhmes.

a574617b 4f51 4e75 8392 4516b69a56cc

Projekti Maybach është ekspozuar në Muzeun Rubell në Miami. Prodhimi nuk është planifikuar ende. /Telegrafi/

de401ef1 5f6f 4109 ae73 db884a8ece36