Mercedes do të paraqesë një gjeneratë të re të S-Class.

S-Class i ri nuk heq dorë nga modeli i tij i jashtëm dallues, e aq më pak nga luksi i tij. Është një mjet lundrimi që do të vazhdojë të ofrojë rehati të pashembullt të drejtimit, por tani me teknologji të rishikuar plotësisht, transmeton Telegrafi.


2021 mercedes s class with mbux

Një rehati të paparë, një luks i jashtëzakonshëm, duke shikuar një film në internet dhe duke dëgjuar muzikë, e gjithë kjo ofrohet nga klasa e re S, por në një mënyrë krejtësisht të re.

Kjo është një makinë në të cilën shefi ulet në pjesën e pasme, kështu që Mercedes e ka projektuar makinën me vëmendje të veçantë në pjesën e pasme. Pasagjerët prapa mund të shijojnë dhe përdorin të njëjtat funksione të pasura me informacion, argëtim dhe rehati si edhe shoferi.

2021 mercedes s class with mbux 1

Ata kanë qasje në tre ekrane me prekje dhe një sërë opsionesh të ndryshme kontrolli, përfshirë një asistent të brendshëm MBUX.

ea2cb2bd 756f 4762 81b9 82f9b8350492Brendësia është përmirësuar me deri në pesë ekrane të mëdha me teknologjinë OLED.

fcc06df6 a45b 4d22 92e7 fba52db034ed

Ndihmësi i kontrolluar nga zëri "Hey Mercedes" tani mund të bëjë edhe më shumë, kështu që ai mund të shpjegojë se ku është kompleti i ndihmës së parë ose si ta lidhni telefonin tuaj të mençur  përmes Bluetooth.

2021 mercedes s class with mbux 2

MBUX gjithashtu kontrollon se si vendoset sedilja e fëmijës, dhe monitorohet lodhja e shoferit. Siguria kërkon një gjurmë gishti, njohjen e fytyrës dhe zërit, por edhe një PIN klasik.

77e59b40 2328 480f acc6 e7582e9716c6

Në total, ndihmësi i brendshëm MBUX njeh deri në 20 dëshira kontrolli, ndërsa sedilja e pasagjerit dhe pasqyrat përshtaten automatikisht në madhësinë e trupit. Për më tepër, sistemet shtëpiake dhe pajisjet mund të lidhen me automjetin dhe ato mund të kontrollohen me zë, falë funksionit Smart Home.

Siç kemi shkruar tashmë, klasa e re S po ndryshon plotësisht nga brenda. /Telegrafi/

2f25fef0 af63 48be a067 4c8476e3dff7

a48d0899 fec7 469d a124 90b123b585f5

mercedes benz s klasse 2020 my mbux

mercedes benz s klasse 2020 my mbux 1