LAJMI I FUNDIT:

Mercedes po i teston në Shtetet e Bashkuara taksitë që voziten vet

Mercedes po i teston në Shtetet e Bashkuara taksitë që voziten vet

Udhëtarët në Kaliforni, kanë mundësi të voziten me një taksi autonom

Gjatë muajit të kaluar, ishte thënë se Daimler që është në pronësi të Mercedes, po ka probleme të mëdha në prodhimin e veturave autonome dhe lansimi i tyre mund të vonojë, transmeton Telegrafi.


Por, gjërat duket se janë ndryshe tani, pasi u bë e ditur se kjo kompani po i teston taksitë autonom në Shtetet e Bashkuara dhe ato mund ta hyn në përdorim më herët se që është pritur.

Janë 30 Mercedes-Benz S-Class që kanë nisur të funksionojnë në Kaliforni, që do të voziten vet, por do kenë një shofer mbi timon që të kenë më shumë siguri.

Derisa kryejnë këto shërbime, mbledhin të dhëna të shumta rreth mënyrës së vozitjes, si dhe sjelljeve të klientëve para nisjes, gjatë udhëtimit dhe në momentin e ndalimit.

Ky është projekti i parë, që Mercedes e zhvillon me Bosch ndërsa zhvillohet në një zonë ku ka punëtori të shumta që merren me teknologji. /Telegrafi/