LAJMI I FUNDIT:

Mercedes ka krijuar një timon të ri që do ta përdorë në të gjitha modelet e reja

Mercedes ka krijuar një timon të ri që do ta përdorë në të gjitha modelet e reja

Brenda 120 vitesh që kur është krijuar, timoni ka pësuar ndryshime shumë të mëdha

Në Mercedes-Benz E-Class të ri janë shfaqur ndryshime shumë atraktive, si dukja e pjesës së jashtme, teknologjia e lartë në kabinë dhe një timon tërësisht i ri, transmeton Telegrafi.


Timoni që është i punuar nga druri dhe i mbështjellë me lëkurë, ka nivel të lartë të teknologjisë dhe është punuar shumë në avancimin e tij, sa që Mercedes ka vendosur ta përdorë në të gjitha modelet e reja që i nxjerrë nga prodhimi.

Ky timon i përket gjeneratës së re të digjitalizimit dhe përfshinë dy zona me sensorë të ndjeshëm, që regjistrojnë nëse shoferi është duke e mbajtur si duhet timonin, si dhe nëse po e përdorë si duhet pjesën ku ndodhen butonat e komandave.

Gjatë 12 viteve, funksioni i timoni ka ndryshuar shumë dhe gjuha e re dizajnuese e Mercedes, ka bërë që timoni të kenë një numër sa më të madh funksionesh, për më shumë lehtësira për shoferin.

Vetura e parë e kompanisë, e patentuar më 1886 nga Carl Benz, ka qenë pa timon, sepse në atë kohë, shoferët ishin të mësuar të tërhiqnin litarët, me të cilët i udhëhiqnin kuajt dhe veturat funksiononin me tërheqjen e litarëve si dhe me shufrën komanduese.

Alfred Vacheron ishte i pari që e dizajnoi një timon, që u përdor në një veturë e cila u bë pjesë e një garë në vitin 1894. Megjithëse vetura zuri vendin e 11-të, timoni u pëlqye shumë dhe u bë pjesë e pazëvendësueshme e veturave.

Që atëherë, në timon ka funksione të shumta pos drejtimit të makinës, ndërsa ndodhet edhe airbagu, si dhe mundësi tjera që e lehtësojnë funksionimin e qarkullimit.

Derisa, timoni i fundit që e ka zhvilluar Mercedes dhe është vendosur në E-class, ka proporcionet e duhura dhe është përshtatur që t’i ketë të gjitha funksionet, në mënyrë që të kryejë funksion sa më të mirë. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Motori i ri i Ferrari FXX – V12 – po del në ankand

Motori i ri i Ferrari FXX – V12 – po del në ankand

Auto
Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Kjo BMW M3 e vitit 1990 është 'aq e pastër' sa mund të shitet më shtrenjtë se një e re

Auto
​Porsche po del në bursë, investitori kryesor i mundshëm dihet

​Porsche po del në bursë, investitori kryesor i mundshëm dihet

Auto
Kalo në kategori