LAJMI I FUNDIT:

Mercedes G-Class tërësisht i ri shihet gjatë fazës testuese, dy muaj para lansimit zyrtar (Foto)

Mercedes G-Class tërësisht i ri shihet gjatë fazës testuese, dy muaj para lansimit zyrtar (Foto)

Detroit Auto Show që zhvillohet gjatë janarit të vitit që vjen, do të jetë organizimi ku bëhet lansimi zyrtar i modelit tërësisht të ri nga linja G-Class.

Megjithëse është thënë se do të ketë dallime të dukshme nga paraardhëset, nuk është saktësuar se çfarë konkretisht ka ndryshuar ky Mercedes, transmeton Telegrafi.


Por, reporterët që merren me makinat e reja, kanë siguruar fotografitë, ku shihet ky SUV me shtresat për kamuflazh, gjatë procesit të testimit në rrugë të hapur.

Konstrukti i lartë, tregon se është i aftë të kalojë nëpër të gjitha terrenet, teksa gjerësia nënkupton se mund t’i ketë shtatë ulëse.

Pritet që të gjitha detajet të bëhen të ditura në ditët që vijnë, derisa të bëhet prezantimi zyrtar, i veturës që fillimisht është lansuar më 1979. /Telegrafi/