LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz shfaqë modelin tërësisht të ri G-Class, që lansohet brenda dy javësh (Video)

Mercedes-Benz shfaqë modelin tërësisht të ri G-Class, që lansohet brenda dy javësh (Video)

Më 15 janar fillon Detroit Auto Show, ku është paralajmëruar se do të prezantohet G-Class tërësisht i ri.

Ky SUV nga Mercedes, që nuk është ndryshuar që nga viti 1979, do të ketë shumë risi që nuk janë parë më herët në këto makina, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, kjo veturë është parë teksa testohej në rrugë, ndërsa janë prezantuar edhe disa elemente të vogla.

Së fundmi, është prezantuar e animuar pamja e jashtme, por në një kub qelibari.

“Më i fortë se koha” është motoja që e shoqëron reklamën, ku G-Class shfaqet nga afër teksa nuk thuhet për fuqitë që ka. /Telegrafi/