LAJMI I FUNDIT:

Mercedes Benz nuk kishte lëvizur e ndezur për 9 vite, Mercedesi vihet në punë pa kurrfarë problemi (Video)

Mercedes Benz nuk kishte lëvizur e ndezur për 9 vite, Mercedesi vihet në punë pa kurrfarë problemi (Video)

Shumë modele të Mercedes Benz që voziten ende në rrugët tona, konsiderohen si ndër modelet më të mira dhe më të qëndrueshme që ndonjëherë janë prodhuar nga Mercedes.

E kur flasim për këto modele, nuk ka sesi të mos përmendet modeli W116 i cili pothuajse është i “pashkatërrueshëm”, transmeton Telegrafi.

Këto modele janë kryesisht diesel (me naftë), dhe pa pasur nevojë të hapet kapaku i motorit për ndonjë riparim, mund të përshkoj gjysmë milioni kilometra.

Dëshmi se jo më kot quhen “legjendarë” e dëshmon videoja e publikuar më poshtë. Një Mercedes W116 që nuk kishte lëvizur as edhe një centimetër për 9 vite, dhe nuk ishte ndezur fare, është ndezur pa ndonjë problem.

Duke se koha i kishte shkaktuar më shumë dëme karroserisë dhe pjesë tjera jo edhe aq të rëndësishme siç është ndryshku, por ato nuk janë asgjë krahasuar me atë se ky Mercedes nuk ishte ndezur për 9 vite. /Telegrafi/