LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-Benz dhe Microsoft do ta testojnë ChatGPT-n në makina

Mercedes-Benz dhe Microsoft do ta testojnë ChatGPT-n në makina

Mercedes-Benz dhe Microsoft janë për bashkë për ta testuar inteligjencën artificiale CharGPT në makinë, e disponueshme për më shumë se 900 mijë automjete në SHBA, njoftuan kompanitë.

Prodhuesi luksoz i makinave tha se teknologjia në zhvillim do të përdoret për kërkesat me audio përmes asistentit të tij zanor “Hey Mercedes”, i cili pritet të zgjerojë shumë aftësitë e sistemit, transmeton Telegrafi.

Është zbatimi i parë i ChatGPT-s në një automjet, sipas një zëdhënësi të Microsoft.


Mercedes tha se një program opsional beta për klientët amerikanë do të fillojë të premten.

Klientët mund të regjistrohen nëpërmjet aplikacionit të kompanisë, i quajtur “Mercedes me”, ose direkt nga automjeti duke përdorur komandën zanore, “Hej Mercedes, dua të bashkohem me programin beta”. /Telegrafi/