LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG GT me 800 kuajfuqi dhe nivel të lartë teknologjie (Foto)

Mercedes-AMG GT me 800 kuajfuqi dhe nivel të lartë teknologjie (Foto)

Gjatë vitit të kaluar është prezantuar modeli AMG GT, që ka platformën e njëjtë me E-Class, megjithëse struktura e rrotave është më e gjerë dhe e lartë.

Ajo që ka rënë në sy, ishte mungesa e pasqyrave anësore, që ka lënë të kuptohet se gjithçka do të përcjellët nga kamerat dhe të shfaqet në ekrane, transmeton Telegrafi.


Këtë e kanë pranuar zyrtarë nga Mercedes, që kanë shtuar se makina me 4.0-litra V8 do të prodhojë 800 kuajfuqi, që janë 230 njësi më shumë se AMG GT R.

Modeli që është rival i Porsche Panamera Turbo dhe BMW M5, pritet të lansohet më 2019. /Telegrafi/