LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG GLS 63 me shumë rifreskime (Foto)

Mercedes-AMG GLS 63 me shumë rifreskime (Foto)

Modeli më i madh nga AMG, më në fund ka pësuar përditësimet e domosdoshme

Që kur është lansuar më 2013, Mercedes-AMG GLS, nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të dukshëm, duke bërë që kërkesa të bie për të, sepse jo shumë njerëz do investonin mbi 100 mijë dollarë, për një veturë që nuk ofron risitë e kohës, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, reporterët që merren me makinat e reja, pretendojnë se e kanë parë versionin e ri të AMG GLS 63, që ka shtatë ulëse, teksa testohej me një shtresë të madh kamuflazhi.

Kjo nuk ka mjaftuar, që të shihen shumë rifreskime që i janë bërë, së paku ne eksterier. Bie në sy grilli AMG Panamericana, që është parë te makinat e fundit të kësaj linje, si dhe dritat e reja në të dy anët.

Ndryshime besohet se ka pësuar edhe nën kapak, ku mund të jetë vendosur motori me 600 kuaj fuqi, që shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, e zë më shpejtë se aktuali që e arrin për 4.5 sekonda.

Ende nuk dihet se kur mund të prezantohet, por meqë duket se është gati për prodhim, ky Mercedes-AMG GLS 63, pritet të shfaqet në Frankfurt Motor Shoë që zhvillohet gjatë muajit shtator. /Telegrafi/