LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG CLA 35 me dukje shumë më të mirë (Foto)

Mercedes-AMG CLA 35 me dukje shumë më të mirë (Foto)

Vetëm një pjesë e CLA 35 të ri është treguar, ndërsa thuhet është i përkryer në çdo kënd

Nuk ka kaluar gjatë, prej se Mercedes e prezantoi AMG A 35, që është një makina sportive, me një nivel të lartë luksi dhe kapacitet ë fuqishme, transmeton Telegrafi.

E njëjta linjë prodhimi, do ta sjellë versionin e ri të modelit shumë të pëlqyeshëm CLA 35, që do të ketë dukje edhe më të më dhe shumë më të kompletuar.

Këtë e ka bërë të ditur Mercedes, nëpërmjet shpërndarjes së një fotografi, ku tregohet ky model në ngjyrën e verdhë origjinale, me shenjën CLA 35.

“I mahnitshëm në çdo kënd. Mercedes-AMG CLA 35 4MATIC. Më shumë lajme në vijim” ka shkruar përbri fotografisë.

Meqenëse brenda dy javësh fillon New York Auto Show, ka mundësi që ta shohim këtë Mercedes, që pritet të jetë i ngjashëm me modelin AMG A 35. /Telegrafi/