LAJMI I FUNDIT:

Mënyrat si ndikon shqisa e nuhatjes në mendjen tonë

Mënyrat si ndikon shqisa e nuhatjes në mendjen tonë

Shqisa e nuhatjes është më e rëndësishme se ç’mund të imagjinoni. Sipas ‘SIRC’, lepujt kanë 100 milionë receptorë të nuhatjes, qentë i kanë 220 milionë, ndërkaq njerëzit vetëm 5 apo 6 milionë sosh.

Por shkencëtarët thonë se, ndonëse kemi më pak receptorë të nuhatjes sesa disa kafshë, prapëseprapë na mjaftojnë ta ‘kontrollojmë jetën tonë’.


Telegrafi më poshtë ju sjell mënyrat se si ndikon shqisa e nuhatjes në trurin tonë.

E përmirëson shijen
Shqisa e shijes na tregon se a është ushqimi i kriposur, i hidhur apo i ëmbël. Por faktikisht hunda është ajo që e din nëse një ushqim është i shijshëm apo jo. Hunda e nuhatë ushqimin gjatë kohës që e përtypin dhe dërgon mesazhe në tru që në kombinim me receptorët e shijes e përmirësojnë ushqimin që e hamë.

Shqisa e nuhatjes na bën më joshës
Të gjithë kemi dëshirë të vëmë parfume me aroma të mira sepse automatikisht bëhemi më joshës.

Ndikon në disponim
Shqisa e nuhatjes nxitë edhe emocione dhe e rritë disponimin. Kjo ndodh në një nivel të nënvetëdijes në mendjen tonë. Ndonjëherë thjesht se kuptojmë se përse zemërohemi apo shqetësohemi, por pikërisht për këtë ekziston fusha e aromaterapisë. Ka shumë aroma të ndryshme të cilat na relaksojnë dhe na bëjnë më të lumtur. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori