LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e thjeshtë për të larguar nga rrobat erën e dollapit

Mënyra më e thjeshtë për të larguar nga rrobat erën e dollapit

Shpesh herë, trikot dhe veshjet prej leshi që qëndrojnë të mbyllura për disa kohë në dollap marrin një erë të pakëndshme, edhe kur i ruajmë në të të sapolara

Megjithatë, ekziston një mënyrë e lehtë për të zhdukur erën që shkakton ruajtja e tyre në dollapit, e për t’i rifreskuar veshjet e vjetra.

Çfarë ju nevojitet?

Një bidon plastik me spërkatës dhe pak vodka. Shumë e thjeshtë.

aid2855011-728px-Clean-with-Vodka-Step-7

Çfarë duhet të bëni?

Mbushni një bidon plastik me vodka dhe filloni spërkatni rrobat në një distancë rreth 15 cm. Më pas varini në një varëse rrobash dhe lërini të thahen jashtë dollapit.

Si funksionon kjo metodë: Alkooli vret bakteret që shkaktojnë aromën e keqe. Dhe, sapo të thahen, rrobat nuk do të kenë asnjë erë (në rast se keni frikë që ato do mbajnë erë vodka).

Këtë metodë mund ta aplikoni edhe në veshje pambuku apo poliestër, por jo në copa delikate si lëkura apo mëndafshi. /Telegrafi/