LAJMI I FUNDIT:

Mënyra më e sigurt si ta pastroni beben pa e larë

Mënyra më e sigurt si ta pastroni beben pa e larë

Pjesët e ndjeshme të trupit duhet t’ia lani çdo ditë, dhe kjo është mënyra

Larja e përditshme e bebeve të vogla nuk është e rekomandueshme, por higjiena e tyre themelore është e detyrueshme.


Prindërit shpesh kanë dilema si ta pastrojnë beben në mënyrën më të sigurt, pa një banjë të plotë.

Pediatrit kanë rekomanduar 5 hapa të sigurt që mund t’i aplikoni sa herë të dëshironi, por gjithashtu sigurohuni që fëmija të jetë i pastër, veçanërisht në zonën e ndjeshme, transmeton Telegrafi.

1. Ngrohni dhomën ku ndodhet foshnja, shtrijeni në shtrojën e zhveshjes dhe zhvishjani rrobat. Me një pjesë pambuku të pastër të njomur në ujë të ngrohtë pastrojani bebes sytë (nga këndi i brendshëm në drejtim të këndit të syrit).

2. Po në të njëjtën mënyrë pastroni edhe fytyrën dhe qafën e bebes, posaçërisht kushtoni kujdes rrudhave të lëkurës.

3. Pastaj lehtësisht fshijani pjesët pas veshëve. Më pas, me një pjesë tjetër të re pambuku pastrojani nënsqetullat, shuplakat dhe shputat (kushtoni kujdes pjesëve midis gishtave).

4. Hiqjani pelenën dhe fshijani prapanicën, ndërsa vajzave fshijani nga pjesa e përparme në drejtim të pjesës së pasme në mënyrë që të shmangni bartjen e baktereve nga prapanica në organin gjenital. Me një pjesë tjetër të re pambuku pastrojani rrudhat e kofshëve.

5. Thajeni lëkurën e bebes me peshqir, lyejani prapanicën pjesët e nënsqetullave dhe mjekrën me krem mbrojtës. Vini pelenat bebes dhe visheni me rroba të pastra.

/Telegrafi/