Mënyra më e mirë për të paketuar gardërobën e stinës së verës

Të “paketosh” rrobat e verës, do të thotë të lësh më shumë hapësirë për pulovrat e xhaketat që vishen në vjeshtë/dimër. Por, të gjitha ne duam që kur t’i rihapim sirtarët t’i gjejmë rrobat dhe fustanet verore në formë për t’i veshur sërish.
Ja çfarë duhet të bëni, që rrobat të qëndrojnë në kushte të mira për muajt në vijim….
Sigurohuni që rrobat të jenë të pastra
Përpara se të lironi hapësirën në dollapin tuaj, duke larguar rrobat e verës, grupojini rrobat sipas ngjyrave dhe vendosini në një proces larjeje të plotë në rrobalarëse. Për rrobat e lehta verore ku mbizotërojnë ngjyrat e çelëta dhe të bardhat rekomandojmë detergjentet e lëngshme. Sigurohuni që pas larjes të gjitha rrobat janë tharë mirë përpara sesa t’i paketoni. Nëse rrobat nuk janë komplet të pastra përpara se sa t’i mbyllni nëpër kuti apo valixhe, rritet rreziku i molëve apo fluturave që do t’i gërryejnë dhe do t’i dëmtojnë rrobat tuaja.
Hiqni dorë nga hekurosja
Sado tunduese të duket, rrobat që do të paketohen e do të mbyllen për një kohë të gjatë, nuk duhet të hekurosen. Kjo mund të dëmtojë fibrat tekstile dhe rrobat mund të grisen gjatë rrudhosjes.
Gjeni kutitë e duhura
Në vend që të zgjidhni kuti prej kartoni ose letre, zgjidhja më e mirë për të paketuar rrobat e verës që do të rrinë gjatë pa u përdorur, janë kutitë plastike. Plastika është rezistente ndaj ujit dhe mbron nga depërtimi i insekteve. Kutitë prej kartoni apo prej druri përmbajnë lëndë kimike që mund të transferohen në rroba dhe t’i dëmtojnë ato. Gjithashtu, ngjitësi që lidh pjesët e kartonit është një material, i cili tërheq shumë insekte. Sigurohuni që kutitë plastike të kenë vrima të vogla për qarkullimin e ajrit, sepse disa materiale kanë nevojë gjatë gjithë kohës për ajrosje.
Ruani temperaturën të freskët
Vendosini kutitë në një vend të freskët, pa lagështirë, që të mos ketë kontakt me tokën dhe as me dritën e diellit.
Qëndroni larg materialeve të drunjta
Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të rrobave me materiale të drunjta, sepse druri përmban acide, të cilat pas një periudhe të gjatë kohe i dëmtojnë fibrat tekstile.
Tregoni kujdes të veçantë për copat speciale
Disa rroba që mbahen për raste të veçanta, duhet të vendosen në mbështjellëse specifike prej letre, që nuk ka përmbajtje acidesh, në mënyrë që të parandalohen rrudhat dhe dëmtimi i rrobave.
Mendoni në afatgjatë
Për rroba që mbeten të mbyllura për një kohë të gjatë, si p.sh. fustanet e nusërisë, opsioni më i mirë janë disa kuti/mbështjellëse specifike që nuk përmbajnë elemente acide. Ju këshillojmë që këto lloj veshjesh t’i nxirrni jashtë të paktën një herë në vit, për ajrosje dhe më pas t’i palosni sipas prerjes e t’i paketoni sërish. Në këtë mënyrë, parandaloni dëmtime serioze që mund t’u ndodhin rrobave të palosura për një kohë të gjatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ajo që shihni për herë të parë në një foto mund të zbulojë aspekte të fshehura të personalitetit tuaj

Cili gjarpër helmues ka dhëmbët më të gjatë?

Janë katër shenja të horoskopit të cilëve u shkon roli i prindit më shumë se kujtdo tjetër

Kureshtar, inteligjent dhe energjik: Borador, një qen i krijuar për një idil familjar

Mund të bëhen një terren për zhvillimin e baktereve dhe kërpudhave: Sa shpesh duhet t’i lani pizhamet

Një test personaliteti që zbulon se cilat janë problemet tuaja: Çfarë keni parë së pari në foto - krokodilin apo zogun?

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Gjithçka nga beteja e së dielës në veri, ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë

Gjesti human i policëve të Kosovës, i ofrojnë ndihmë mjekësore serbit të plagosur në veri

Policia tregon çka gjeti brenda manastirit të Banjskës dhe përreth tij

Deputeti gjerman i reagon Vuçiqit: Nuk duhet të shohim atë nëse viktimat janë shqiptarë apo serbë, por pse duhet të vriten

Kandiq: Vuçiq t’u bëjë thirrje serbëve t’i dorëzojnë armët

Drejtoresha e Spitalit të Mitrovicës tregon për gjendjen e policit të plagosur