LAJMI I FUNDIT:

Mënyra e duhur për mbjelljen e kumbullave nga bërthama

Mënyra e duhur për mbjelljen e kumbullave nga bërthama

Mbjellja e një peme të re të kumbullës nga bërthama e një fruti të vetëm është krejt e thjeshtë dhe plotësisht e mundur.

Pema e kumbullës kërkon që dheu në tokë ose vazo të madhe të jetë i mirë dhe me sistem të mirë kullimi.

Thuhet se ajo nuk rritet mirë nëse e mbillni në zona të prekura nga ngricat ose zona të ftohta.

Si të mbillni kumbullën nga bërthama

Përzieni rërë dhe gurë të imët vullkanikë e të bardhë në sasi të barabarta dhe hidhini në një enë apo vazo plastike tre litërshe. Këto gurë vullkanikë sigurojnë një kullim të mirë të tokës dhe mund të gjenden në çdo pikë shitjeje.

Dredhëzat mbillni këto ditët: Do të arrini rendimentin më të mirë dhe do t’i përtërini fidanët e rinj
Lexo po ashtu Dredhëzat mbillni këto ditët: Do të arrini rendimentin më të mirë dhe do t’i përtërini fidanët e rinj

Merreni bërthamën e kumbullës që sapo keni ngrënë dhe goditeni lehtë me një çekiç sa për ta çarë pak. Kjo goditje e zgjon bërthamën dhe i jep mesazhin që është koha të lëshojë filiz. Bërthamën futeni në thellësi dhe ujiteni me bollëk.

Sipas të dhënave, sipërfaqja duhet të jetë e lagësht por jo e qullët. Enën ose vazon mbajeni në një vend të ftohtë për katër javë. Mund ta mbani jashtë, ose në një garazh. Pas katër javësh, hiqeni bërthamën nga zona e ftohtë dhe futeni në një vazo tjetër me përzierje të re dheu organik.

Aty bërthama ka nevojë për një vit që të lëshojë filiza e të rritet. Filizat duhet të ujiten rregullisht e të mbrohen nga zogjtë apo insektet. Ju mund ta mbuloni vazon me një mbështjellëse metali ose duke vendosur gurë në sipërfaqe.

Pasi fidanët të kenë arritur gjatësinë e duhur, mbillni ato në një vendndodhje përfundimtare ku pema e re do të shijojë ndriçimin e plotë të diellit për gjatë gjithë ditës. Kini parasysh që kumbulla është një frut që kërkon jo vetëm një sistem të mirë kullimi por edhe plehërim të vazhdueshëm.

Pija ngjyrë vjollce që ul ‘dukshëm’ hipertensionin në pak minuta
Lexo po ashtu Pija ngjyrë vjollce që ul ‘dukshëm’ hipertensionin në pak minuta

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, ajo ka nevojë për ujë të bollshëm dhe fertilizim të vazhdueshëm çdo pranverë përpara se të formohen gjethet. Krasitja është e domosdoshme, pa të cilën pema prodhon më pak fruta.

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

Ekziston një mënyrë efikase si mund ta ndaloni vluarjen e tepërt të ujit në tenxhere

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Kuptimi i ëndrrave ku shihni shtëpinë ku jeni rritur

Lifestyle
Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Mos e prishni jetën e njerëzve të tjerë - ky është sekreti japonez i jetëgjatësisë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori