LAJMI I FUNDIT:

Mëngjesi me kolona, vazhdon problemi me komunikacion në Prishtinë

Mëngjesi me kolona, vazhdon problemi me komunikacion në Prishtinë

Kryeqyteti po vazhdon të përballet me komunikacion të dendur çdo ditë, e kolon të gjata janë krijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Kolonat e gjata janë krijuar në rrugët e lagjes Aktash, në Dardani, Lakrishte e në disa lokacione tjera, transmeton Telegrafi.


Problemi me komunikacion është ndër problemet kryesore në kryeqytet, ku qytetarët për të arritur në vendin e punës apo në një destinacion tjetër, detyrohen të presin gjatë nëpër kolona.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se problemi me komunikacion nuk është se po ndodhë tani, por që ka ndodhur ndër vite. /Telegrafi/