Menekshe: Dezinformimi po godet më shumë komunitetet e margjinalizuara

Dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjete sociale po paraqesin rrezik serioz për komunitetet e margjinalizuara, sidomos në periudha të ndjeshme politike dhe zgjedhore.
Kështu ka deklaruar Fatmir Menekshe, Drejtor Ekzekutiv i “Radio Romano Avazo” në Prizren, duke theksuar se komuniteti rom është shpesh shënjestër e lajmeve të rreme dhe paragjykimeve.
“Një lajm i rremë mund të ketë pasoja reale, deri në dhunë fizike ndaj individëve,” tha Menekshe, duke përmendur raste kur dezinformimi ka nxitur reagime të rrezikshme në komunitet shkruan Telegrafi.
Ai theksoi se për shkak të mungesës së edukimit medial, shumë qytetarë e marrin informacionin e rremë si të vërtetë.
“Njerëzit shpesh nuk arrijnë ta dallojnë çka është e vërtetë dhe çka jo, sidomos kur informacioni shpërndahet me shpejtësi në rrjete sociale,” u shpreh ai.
- YouTube www.youtube.com
Menekshe tha se inteligjenca artificiale po e bën edhe më të vështirë identifikimin e dezinformimit.
“Nëse nuk investohet në edukim, komunitetet tona do të jenë gjithmonë më të ekspozuara ndaj manipulimit,” përfundoi ai./Telegrafi/.






















































