LAJMI I FUNDIT:

Menduan se po ndajnë udhëtimin, përjetuan shpejtësinë marramendëse me Panamera (Video)

Menduan se po ndajnë udhëtimin, përjetuan shpejtësinë marramendëse me Panamera (Video)

Patrik Dempsey që është fitues i shumë garave me makina, ka befasuar pasagjerët në Francë, duke iu bërë xhiro të shpejta me makinën Porsche.

Ata kanë hyrë në makinën luksoze, duke menduar se po ndajnë udhëtimin me të tjerët në këtë shërbim si lloj taksie, por gjërat kanë ndryshuar kur ata kanë hyrë në pistën e garave, transmeton Telegrafi.


Piloti profesionist e ka vënë modelin Panamera në funksionin e lëvizjes së shpejtë, për të vozitur më pas nëpër pistën e garave.

Videoja e postuar më poshtë, i tregon reagimet e tyre kur përjetojnë lëvizjen me makinë sportive, derisa shofer është një pilot profesionist. /Telegrafi/