LAJMI I FUNDIT:

Mendonte se coronavirusi është vetëm propagandë, më pas u infektua – i riu nga Arizona thotë se ndihej sikur do të vdiste  

Mendonte se coronavirusi është vetëm propagandë, më pas u infektua – i riu nga Arizona thotë se ndihej sikur do të vdiste  

Jimmy Flores nga Arizona, SHBA, kishte menduar që coronavirusi është vetëm propagandë, më saktësisht një copëz e “lajmeve të rreme”. Megjithatë, ai u infektua me këtë virus, shkruan BBC.

“Nuk doja t’ia dija për COVID-19. Për ne ka qenë shakaja më e thjeshtë. Kemi menduar që COVID-19 është lajm i rremë dhe se të rinjtë nuk do të infektohen. Por edhe nëse preken, nuk do të jetë diçka serioze”, ka deklaruar për BBC, Flores, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, Jimmy shpejtë u infektua dhe përfundoi në spital, Ai thotë se atje i kaloi hiq më pak se tetë ditë.

“Kurrë nuk jetë nuk kam menduar se do të përfundojë në spital, dhe se do të detyrohem të futen në oksigjeno-terapi. Ndihem sikur do të vdesë”, ka shtuar ai.

Flores beson se është infektuar gjatë daljeve të shpeshta në qytet, pasi që në Arizonë në maj ishin hequr ndalesat për lëvizje.

“Kam qenë personi i parë për të cilin e kam ditur se e ka coronavirusin. Jam detyruar t’i tregojë të tjerëve, sepse isha i sigurtë se duhet ta dëgjojnë nga dikush që ka përvojë me këtë infeksion”, ka shtuar ai.

E për shkak të rritjes së numrit të rasteve të reja, në Arizonë janë rikthyer masat kufizuese kështu janë mbyllur biznese të caktuara.

Ish-drejtori për Shëndet Publik në Arizonë, Will Humble, ka thënë se coronavirusi është ai lloj i infeksionit që “shfrytëzon sjelljet e çoroditura të njerëzve”, duke shtuar se autoritetet për këtë duhet të vënë masa mbrojtëse për të parandaluar gjëra të tilla.

“Njerëzit i marrin rezultatet pas tetë ditëve, por nuk është një informacion që bazuar në të mund të ndërmerrni diçka. Nëse një person është i infektuar me coronavirusi, keni humbur mundësinë të intervenonin dhe ta futni në karantinë me qëllim të mos infektojë anëtarët e tjerë të familjes apo kolegët në punë”, shtoi Humble. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori