LAJMI I FUNDIT:

Mendoni për veten edhe kur bëheni prindër: Ja si do të keni seksin më të mirë në martesë

Mendoni për veten edhe kur bëheni prindër: Ja si do të keni seksin më të mirë në martesë

Keni nevojë për pak kohë që të mbeteni vetëm me partnerin, por nuk mundeni assesi nga fëmijët? Po ju japim disa këshilla se si t’i qetësoni që të mundeni të kënaqeni në romancë!

Pasi të bëhen me fëmijë, bashkëshortët sikur harrojnë jetën e plotësuar me romantikë dhe seks që para tyre kanë pasur.

Ja gjashtë këshilla të cilat do ta kthejnë romantikën në shtëpinë tuaj!


1. Mësoni fëmijët tuaj që nga mosha më e re që prindërve u nevojitet pak kohë që të bisedojnë “vetëm”

Duhet patjetër t’i mësoni që nga vogëlia dhe me ta bisedoni për atë që nënës dhe babait u duhen së paku disa orë ndonjëherë pas dyerve të mbyllura të bisedojnë për llogaritë, paratë dhe temat të cilat nuk janë për fëmijët, dhe që atëherë nuk duhet t’ju pengojnë.

2. Kur dyert e dhomës suaj të gjumit të jenë të mbyllura duhet edhe të jenë të mbyllura

Mësoni fëmijët tuaj që dera e dhomës së gjumit ndonjëherë duhet jetë të mbyllur dhe që mund t’ju trokasin në derë vetëm në rastet kur ju vijnë mysafirë, keni ndonjë thirrje urgjente apo nëse në shtëpi prishet diçka, transmeton Telegrafi.

3. Kur t’u thoni që të rrinë në dhomën e tyre, nuk do të thotë që janë të dënuar

Mësoni fëmijët tuaj që kur t’u thoni të shkojnë në dhomë, domethënë që derisa të mos i thirrni duhet të qëndrojnë në dhomë dhe të mësojnë apo të bëjnë diçka kreative, pra kjo nuk do të thotë që janë të dënuar apo të padëshiruar.

sss

Mungesa e seksit sjell shumë pasoja: Nga stresi e deri te sëmundjet e zemrës dhe kanceri
Lexo po ashtu Mungesa e seksit sjell shumë pasoja: Nga stresi e deri te sëmundjet e zemrës dhe kanceri

4. Shfrytëzoni përparësinë të cilën jua ofron DVD-ja në mënyrë që me tingujt e filmave vizatimorë të mbuloni të gjithë tingujt e tjerë

Edhe pse këtë jo me dëshirë e pranoni, edhe fëmijët tuaj e adhurojnë TV-në. Prandaj shfrytëzoni tingujt të cilët i kanë filmat vizatimorë dhe filmat për fëmijë dhe kushtojani kohën vetes dhe partnerit tuaj.

5. Shkoni të flini gjumë njëkohësisht të gjithë! Caktoni kohën e saktë kur të gjithë duhet të shkoni në gjumë

Kur të bindeni që fëmijët janë në gjumë, është koha të cilën mund t’ia përkushtoni njëri-tjetrit.

6. Para së gjithash, komunikoni

Natyrisht, ka ditë kur ndiheni të lodhur, të rraskapitur dhe ju duhet të bëni dush para gjumi, mirëpo edhe atëherë nëse asgjë tjetër, bisedoni me partnerin tuaj për ditën e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A e dini se...
Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Çfarë të vizitosh
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Bëje vet
A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Lifestyle
Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

Cilat janë shenjat e horoskopit më të zjarrta në shtrat? Renditja nga më të mirët

Kalo në kategori