LAJMI I FUNDIT:

Mendohet që gërhitja më së shumti e nervozon partnerin tuaj: E keni gabim! Kjo shprehi juaja irriton skajshmërisht!

Mendohet që gërhitja më së shumti e nervozon partnerin tuaj: E keni gabim! Kjo shprehi juaja irriton skajshmërisht!

Për shkak të disa shprehive dhe veprimeve të meshkujve, femrat shpesh kapin kokën me dorë

Para së gjithash, kjo ka të bëjë me parregullsi dhe “cikërrima” si p.sh. lënia e çorapeve të papastra nëpër shtëpi, transmeton Telegrafi.


Disa shprehi të pavetëdijshme të cilat nuk mund të kontrollohen gjithashtu na bëjnë nervozë, siç është gërhitja, mirëpo si duket kjo nuk është ajo që më së shumti e nevrikos gjininë femërore në dhomën e gjumit.

Një hulumtim i bërë te më se 1.000 persona ka treguar që gërhitja ia kalon grabitjes së çarçafit.

Në hulumtim kandidatët janë detyruar të vlerësojnë skenarë të ndryshëm nga dhoma e gjumit dhe në vend të parë të listës së më të irrituarave është “vjedhja” e çarçafit nga partneri.

Gërhitja është gjendur në vendin e dytë, në të tretin është përpëlitja e vazhdueshme.

Është interesante që e njëjta shprehi shumë nuk i nevrikos meshkujt – meshkujve më së shumti u pengon kur femra ha ushqim në krevat.

I njëjti hulumtim ka treguar që çiftet që kanë krevat të madh parimisht janë të lumtur, gjë që është krejtësisht logjike, sepse komfori më i madh gjatë gjumit ofron ndjenjën e kënaqësisë dhe më pak merren me shprehitë e tjera potenciale irrituese.

Është interesante se si edhe 17 për qind e të martuarve, kanë deklaruar se nuk kanë asgjë kundër asaj që kohë pas kohe të flenë ndaras nga partneri, sepse kështu më lehtë pushojmë, ndërsa vetëm 8 për qind e meshkujve të martuar kanë pasur të njëjtin mendim. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori