LAJMI I FUNDIT:

Mendimet negative janë të rrezikshme për shëndetin fizik dhe mendor: Si t’i nxirrni nga koka për vetëm 11 minuta

Mendimet negative janë të rrezikshme për shëndetin fizik dhe mendor: Si t’i nxirrni nga koka për vetëm 11 minuta

Nxirrni mendimet toksike negative nga koka për vetëm 11 minuta!

Kur ndieni nevojën që të zvogëloni ndikimin e mendimeve negative dhe të zvogëloni ndikimin e tyre të dëmshme, shfrytëzoni këtë meditim, transmeton Telegrafi.


Uluni rrafsh në pozë të lehtë me këmbë të kryqëzuara.

Bashkoni shuplakat, vendosni njërën mbi tjetrën, lakoni në formë filxhani dhe ktheni shuplakat lart, ashtu që gishtat të kalojnë njëri mbi tjetrin.

Vendosni duart në lartësinë e zemrës në mënyrë që bërrylat të jenë të çliruar.

Sytë gjysmë të hapur shikojnë poshtë.

Merrni frymë lehtë dhe vazhdimisht nëpërmjet hundëve.

Fokusohuni në nxjerrjen e lehtë të frymës nëpërmjet gojës. Do të ndieni që fryma ju kalon nëpërmjet shuplakave.

Është e nevojshme që të menduarit negativ të hyjë në trurin tuaj në momentin kur merrni frymë.

Thithni mendimet tuaja negative, shkurtimisht mbani në vete dhe nxirrni nëpërmjet frymës.

Mbani mendimin e thithur në zonën e kërthizës, pastaj nxirreni me frymë.

Kurrizin mbajeni vertikalisht dhe fuqishëm, duke u përqendruar në çdo unazë të kurrizit derisa të mos ndieni çdo unazë gjithë deri te pjesa e bishtit.

Ushtrimi zgjat midis 11 dhe 31 minutave. Përsëriteni këtë ushtrim derisa të relaksoheni tërësisht. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori