Mendimet në lidhje me nismën për largimin e disa përmendoreve që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014” (Video)
Në Qeveri ende nuk kanë arritur elaborati i grupit punues të ministrisë së kulturës, i cili ka rekomanduar largimin e tri përmendoreve që janë pjesë e projektit “Shkupi 2014” ku bënë pjesë edhe ajo e Aleksandrit të Madh apo siç njihet ndryshe e Luftëtarit në Kalë.
Koordinatorit i grupit punues. Mirosllav Gërçev ka thënë se largimi i përmendoreve është rekomanduar për shkak të shkeljeve të shumta ligjore ndërsa tërë projektin e ka cilësuar si nxitës dhe ndarje me etniteteve nga ana e partive politike. Ai vazhdon të akuzojë qeverinë e kaluar për keqpërdorime të shumta financiare dhe krime tjera gjatë marrjes së vendimit dhe realizimit të Shkupit 2014.
“Ide për ndarje etnike të Maqedonisë për kufij territorial ode kufij ku subjekte politike trajtojnë dhe mbajnë kontroll”, tha Mirosllav Gërcev, Grupi Punues për ‘Shkupi 2014’.
Të njëjtin mendim e ndan edhe artistja Nita Çavolli sipas së cilës projekti Shkupi 2014 nuk i përfaqëson të gjitha etnitetet në Maqedonisë. Ajo thotë se për ndryshime të këtilla, duhet detyrimisht të konsultohen qytetarët dhe faktorët tjerë relevant në shtet.
“A kanë menduar për të gjithë njerëzit ata qe e kanë projektuar, jo sepse nuk kanë menduar për këtë as në aspektin gjeografik e as në asgjë”, u shpreh Nita Çavolli, artiste.
Por, ndryshe mendon arkitekti Vangell Bozhinovski, i cili mbështet projektit “Shkupi 2014”. Ai thotë se projekti ishte nevojë për mbrojtjen e të kaluarës historike që ishte shkatërruar nga fatkeqësitë natyrore të Shkupit.
“Mendoj se mendimet janë të shpejtuara dhe jo mirë të analizuara, ka edhe mendime të ndryshme që sipas përvojës nuk pajtohen me ta”, theksoi Vangell Bozhinovski, arkitekt.
Pjesëmarrësit në emisionin e sontëm në “Rruga Drejt” nuk komentuan nëse nisma për largimin e disa përmendoreve bëhet me qëllim uljen e toneve apo retorikës nacionaliste me Greqinë. Por analistë të ndryshëm mendojnë se ngritja e çështjes për largimin e përmendoreve të cilat janë të kontestueshme nga shtetet fqinje, bëhet me qëllim të përmirësimit të raporteve me Greqinë. Sipas tyre, në këtë mënyrë Qeveria gradualisht po përgatit opinionin me ndryshimet që pritet të behën, e të cilat do të zhbllokojnë procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëE refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës
Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë