Menaxheri i Khabibit paralajmëron McGregorin në fitoren ndaj Cerrones: Mund të rrëzohesh sërish

Menaxheri i Khabib Nurmagomedov, Ali Abdelaziz i ka reaguar Conor McGregorit për fiton me nokaut ndaj Donald Cerrones.
Irlandezi u rikthye në oktogon me një fitore në Las Vegas, duke e mposhtur për vetëm 40 sekonda kundërshtarin e tij në UFC 246.
Ish-kampioni nuk kishte zhvilluar asnjë përballje që nga humbja nga boksierit nga Dagestani në tetor të vitit 2018.

McGregor po e kërkon përballjen me Khabibin, derisa është paralajmëruar nga menaxheri i këtij të fundit.
“Mbaje emrin tim larg nga goja jote djalosh parasë të përulesh sërish”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Twitter.
McGregor e dëshiron ripërballjen me çdo kusht me Khabibin, derisa është ftuar nga Floyd Mayweather në një rimeç. /Telegrafi/






















































