LAJMI I FUNDIT:

Memphis triumfojnë përballë Lakers, Jazz shumë të fortë për 76ers

Memphis triumfojnë përballë Lakers, Jazz shumë të fortë për 76ers

Janë zhvilluar tri ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Los Angeles Lakers nuk janë duke pasur formë konstante, pasi kanë pësuar një tjetër humbje ku kësaj radhe janë mposhtur në FedeEx Forum nga Memphis Grizzlies me 13 pikë diferencë 108:95.

Vetëm çerekun e parë mysafirët nga Kalifornia ishin në epërsi, derisa tre çerekët e tjerë i takuan vendasve (25:29, 34:24, 26:25, 23:17).


Jaren Jackson ishte më i miri për vendasit në këtë takim me 25 pikë, pesë kërcime dhe tre topa të vjedhur.

Desmond Bane pati ndeshje tëmadhe me 23 pikë, tre kërcime, tre asistime dhe dy topa të vjedhur.

Tek skuadra mysafire më efikasi ishte Anthony Davis me 22 pikë, derisa LeBron James arriti ‘Triple-Double’ me 20 pikë, 10 kërcime e 11 asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshje shumë interesante është zhvilluar edhe në Wells Fargo Center të Philadelphias ku 76ers u mposhtën me rezultat të thellë nga Utah Jazz 96:118.

Donovan Mitchell ishte më meritori për fitoren e Jazz me 22 pikë e gjashtë asistime. /Telegrafi/

Rezultatet:

Philadelphia 76ers – Utah Jazz 96:118

Memphis Grizzlies – LA Lakers 108:95

San Antonio Spurs – Denver Nuggets 123:111

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Barcelona mund të pasurojë arkat e klubit me miliona euro falë ish-lojtarit të saj

Ndërkombëtare
Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Kosova dhe Serbia së bashku në podium – ndodhi në Mal të Zi në sportin e karatesë

Karate
Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Albin Kurti reagon pas medaljes së artë të Donjeta Sadikut në turneun e boksit “Strandja 2025”

Sport
Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Ish-legjenda e Man Utd përqesh deklaratën e Amorim dhe e ulë me këmbë në tokë

Premier League
Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Ylli i Milanit e thotë hapur se atmosfera brenda ekipit është e keqe

Serie A
Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Diego Simeone po përballet me dy vendime të mëdha para duelit ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori