Nga: Jonathan Derbyshire / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 2017, BBC transmetoi një dokumentar radiofonik të titulluar Murgesha Henki-Tenki [The Honky Tonk Nun]. Subjekt i dokumentarit ishte një banore e moshuar e manastirit Debre Genet në Jerusalem, e trajnuar në mënyrë klasike në piano.
Emahoy Tsegué-Maryam Guèbrou (1923-2023) kishte marrë famë globale pak më shumë se një dekadë më parë, kur muzikologu francez Francis Falceto e publikoi një album të muzikës së saj me piano, në serinë e tij – të vlerësuar nga kritikët – Éthiopiques. Albumi që përmbante 16 nga kompozimet e vetë asaj, të incizuara gjatë katër dekadave, e futi atë në traditën e ashtuquajtur Etio-xhaz të cilën Falceto pak a shumë e kishte çuar te vëmendja perëndimore. Por, në të vërtetë, puna e saj është krejtësisht sui generis.
Siç ka shkruar kritiku amerikan Ted Gioia: “Nuk ka asnjë zhanër për murgeshat fanki etiopiane”. Pjesët e saj mund të evokohen në shumë ambiente, nga Chopini ose Debussy, te bluzi i Deltës së Misisipit dhe muzikën e Kishës Ortodokse Etiopiane.
Guèbrou, që ka vdekur në moshën 99-vjeçare, lindi në Adis Abebë në vitin 1923, në një familje të pasur dhe me ndikim. Babai i saj, Kentiba Guèbrou, ishte diplomat dhe intelektual.
Në moshën gjashtëvjeçare, Guèbrou dhe motra e saj u dërguan në një shkollë me konvikt në Zvicër. Ato ishin vajzat e para etiopiane që u dërguan ndonjëherë jashtë vendit – për t’u arsimuar.
Atje ajo mësoi të luante në piano dhe në violinë dhe, siç tha ajo, u “mahnit nga muzika” – veçanërisht nga muzika klasike perëndimore.
Pianistja izraelite Maya Dunietz, shoqe dhe bashkëpunëtore e saj, e ka theksuar këtë aspekt të formimit muzikor të etiopianes: “Në sytë e saj, kompozitori e sheh veten si vazhdimësi e trashëgimisë së Beethovenit, Schumannit, Chopin-it dhe Brahmsit … Dhe të gjitha gjërat e tjera që futen fshehurazi atje, janë atje vetëm sepse ajo e tregon historinë e jetës së saj në muzikë.”
Në fillim të viteve 1930, Guèbrou u kthye në Adis Ababë, ku filloi të jepte recitale dhe një herë performoi për perandorin Haile Selassie, në pallatin e tij.
Por, karriera e saj në lulëzim, u ndal papritur nga pushtimi italian i Etiopisë, në tetor të vitit 1935. Në atë kaos, tre anëtarë të familjes së saj u vranë. Dhe, më pas, në vitin 1937 Guèbrou dhe anëtarët e mbijetuar të familjes u morën robër lufte nga italianët dhe u internuan në ishullin Asinara në veri të Sardenjës.
Pas humbjes së Italisë në Afrikën Lindore, në vitin 1941, mundi të fillonte përsëri të studionte muzikën. U zhvendos në Kajro, ku studioi me violinistin polak Alexander Kantorowicz.
Më vonë, në një bisedë me BBC-në, Guèbrou kujtoi me mall qëndrimin e saj në Egjipt. “Ishte kohë shumë e bukur”, tha ajo. “Ushtroja pesë orë në piano, katër orë në violinë, çdo ditë … Beethovenin, Chopinin. Ndonjëherë luaja Schubertin, Mozartin. Straussi më pëlqeu shumë”.
Pas dy vjetëve, Guèbrou u kthye në Adis Abebë për shkak të shëndetit të keq dhe më vonë iu ofrua një bursë për Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër. Por, për arsyet që do të mbeten të paqarta për pjesën tjetër të jetës së saj, nuk shkoi kurrë në Angli.
“Nuk di çfarë ndodhi”, tha ajo. “Por, kjo e shkatërroi jetën time muzikore. Nuk doja të luaja më. Isha shumë e mërzitur”.
Pasoi një epifani fetare. Guèbrou mori kungimin e shenjtë nga Kisha Ortodokse Etiopiane, pas një periudhe mundimi gjatë së cilës kishte refuzuar ushqimin. Më pas u tërhoq në manastirin Guishen Mariam në një rajon malor, disa qindra milje në veri të Adis Abeba. U shugurua si murgeshë në moshën 21-vjeçare.
Guèbrou i kaloi atje 10 vitet e ardhshme, duke jetuar, siç tha ajo, si “vetmitare”. “Më thanë se vendi ishte i bekuar nga gjaku i Jezu Krishtit”, kujton ajo. “Kështu që nuk doja të ecja me këpucët mbathur. Kalova 10 vjet pa këpucë”. Dhe, përveç këngës liturgjike kishtare, muzika mungonte gjithashtu në jetën e saj.
Por, ajo përfundimisht u kthye në piano në fillim të viteve 1960, duke u zhytur në format indigjene etiopiane, me skalën e tyre dalluese me pesë nota të cilat do të linin gjurmë në kompozimet e saj.
Guèbrou incizoi me ndërprerje nga fundi i viteve 1960 e deri në vitin 1984, kur u largua nga Adis Abeba dhe u transferua në Jerusalem. Pikërisht atje, më vonë ajo u takua me Dunietzin. “Thjeshtë më kaptoi magjia e zërit të saj”, kujtoi kjo e fundit.
Të dy gratë punuan së bashku për të sjellë më shumë nga muzika e Guèbrout në një audiencë më të gjerë – edhe pse ajo këmbënguli se “nuk donte të bëhej e famshme”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Teksa burrat e papunë ikin jashtë vendit, gratë shqiptare shfrytëzojnë liritë e reja

Dëshmi nga Beteja e Koshares: Oficeri i vrarë rus Vitali Bukharin, mercenar për një pjatë supë më tepër!

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

Filmi që parashikoi të ardhmen

Histori e shkurtë e muzikës shqiptare: Thesari ende i panjohur

Aktori Abdurrahman Shala - eprori i dikurshëm i një burgu në Prishtinë, që ndali vrasjet e shqiptarëve!

KiKxxl & evroTarget LLC

TapRrap

KEDS Energy

Fshati Gjelber

TapRrap

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID 160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?
Më të lexuarat

Escobari dhe Lajçaku me tri kërkesa për Kurtin

Rusët pro-ukrainas: Ne vramë një kolonel rus - ai kishte vrarë civilë edhe në Jugosllavi

Escobar: Duam më të mirën për Kosovën, kërkoj vetëm të dëgjohemi

Pesë lojtarë e duan largimin e menjëhershëm nga Chelsea

Real Madridi e ka gjetur zëvendësuesin e Benzemas ndërsa punojnë në marrëveshjen sensacionale

Lionel Messi bën një kërkesë speciale për Arabinë Saudite mes vendimit për të ardhmen