LAJMI I FUNDIT:

Memorandum Mirëkuptimi për programin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes

Memorandum Mirëkuptimi për programin e vullnetarëve të Korpusit të Paqes

]Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe drejtorja për Kosovë e Korpusit të Paqes, Darlene Grant, kanë nënshkruar sot Memorandum Mirëkuptimi, i cili përcakton rolet dhe përgjegjësitë e të dyja palëve në mbështetje të aktiviteteve që lidhen me Programin e Vullnetarëve të Korpusit të Paqes në Kosovë.

Në këtë ceremoni, e para që është nënshkruar nga institucionet e Kosovës në Rezidencën e ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ministri Bytyqi theksoi rëndësinë që ka puna e vullnetarëve të Korpusit të Paqes në përmirësimin e mësimdhënies së gjuhës angleze në Kosovë, por edhe për shkëmbimin kulturor.


“Deri më sot, Kosova ka mirëpritur 120 vullnetarë, për të cilët shkollat tona dhe familjet tona kanë hapur dyert dhe kanë punuar e jetuar së bashku”, tha Bytyqi, njofton kumtesa dërguar mediave.

Delawie e përmendi si shembull të mirë faktin se nga 25 vullnetarët që gati kanë përfunduar shërbimin e tyre, janë katër persona të cilët do të vazhdojnë shërbimin edhe për vitin e tretë apo edhe të katërtin, sepse konsiderojnë se puna e tyre ende nuk ka përfunduar dhe kanë ndjenjë të fortë përkushtimi ndaj Kosovës.

“Bashkëpunimi ndërmjes Republikës së Kosovës dhe Korposit të Paqes hap dritare të reja të mundësive për nxënësit, veçanërisht ata nëpër fshatëra, të cilët ndryshe nuk do të kishin qasje në mësimin e gjuhës angleze me dikë që gjuhën angleze e ka gjuhë amtare”, tha ambasadori Delawie.

Memorandumi i nënshkruar sot, bazohet në marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara në lidhje me Programin e Korpusit të Paqes, të nënshkruar më 9 shtator 2013.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori