LAJMI I FUNDIT:

Memli Krasniqi: Më në fund Kurti e ka kuptuar që Kosova është storie suksesi

Memli Krasniqi: Më në fund Kurti e ka kuptuar që Kosova është storie suksesi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë sot se e vlerëson faktin që pas 20 vitesh, kryeministri Albin Kurti në Washington e pranoi se e ka kuptuar që Kosova është storie suksesi.

Këto komente Krasniqi i dha para gazetarëve, pas vizitës që zhvilloi sot në Komunën e Skenderajt.


“Pra, 20 vitet e kaluara ka thënë që ne jemi vend i dështuar, që Kosova është vend i parealizuar, që jemi storie e dështimit, ndërsa tash e pamë deklarimin e tij. Ishte bindur ndoshta nga miqtë tanë amerikanë që Kosova vërtetë është storie e suksesit dhe ky sukses është meritë e popullit tonë.”, tha lideri i PDK-së.

I pyetur se si e vlerëson vizitën e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës në Washington, Krasniqi u shpreh që sa herë që udhëheqësit e shtetit qëndrojnë në SHBA dhe kanë takime zyrtare është lajm i mirë për Kosovën, ndonëse një vizitë e këtij niveli, sipas tij, do të duhej të realizohej kohë më parë.

“Problemi kryesor qëndron në faktin që kjo është bërë temë, e s’do të duhej të ishte temë. Pse është bërë temë? Sepse ka kaluar pothuajse gjysma e mandatit të kësaj qeverie dhe është hera e parë që ata u pritën në nivel zyrtar në Departamentin e Shtetit. Pra, një vizitë që do të duhej të ishte e rregullt dhe shumë më e shpeshtë ndodhi për herë të parë, por përkundër këtyre vonesave po e them ne e mirëpresim”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori