Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka apartament, shtëpi, tokë, bibliotekë personale, piktura dhe vepra arti, veturë, para të gatshme si dhe kripto-valuta, pasuri kjo që ka vlerë mijëra euro.
Kreu i opozitës ka deklaruar se apartmenti i tij ka vlerë 110 mijë euro, ndërsa shtëpia në 2.86 ari truall në vlerë 160 mijë euro. Kjo e fundit është në pronësi të përbashkët.
Biblioteka personale e Krasniqit ka vlerë 13 mijë euro, ndërsa ka deklaruar se posedon edhe piktura dhe vepra arti në vlerë prej 6 mijë e 500 euro. Të gjitha këto në pronësi të përbashkët.
I pari i PDK-së po ashtu ka deklaruar se posedon edhe veturë që ka vlerë 22 mijë e 500 euro, e cila është në pronësi të bashkëshortes së tij, si dhe ka disa lloje të kripto-valutave.
“Në pajtim me përgjigjen e marrë nga AKK për deklarimin e “kripto-valutave”, ju njoftoj se unë posedoj sasinë dhe llojet e të njëjtave, si vijon: 2.5 BTC, 10 ETH, 120 BNB, 200 DOT, 1,000 ETC, 50 LTC, 800 CAKE, 300 LINK, 500 ICP, 50 EGLD, 20 FTT, 20 SOL, 20 AVAX, 500 FTM, 10,000 XRP, 10,000 XLM, 1,000 XTZ, 20 DASH, 20 XMR, 20 ZEC, 5,000 LOOKS, 20,000 ARC, 2,500 IOTA, 500 CRV, 50,000 TRX, 500,000 SNTVT, 200 UNI, 500 EOS, 2,000 ALGO, 50,000 XVG, 100,000,000 SHIB, 1000 SXP, 1 BIFI, 200 ACS, 50,000 VRA, 20,000 CUDOS, 2,000 OXT, 100 ATOM, 500 BAT, 1,000 OCEAN, 30,000 LINA, 3,000 COTI, 100 QTUM, 2,000 POËR, 250,000 DENT”, ka deklaruar Krasniqi, shkruan Telegrafi.
Në deklarimin e tij, Krasniqi ka treguar se mban dy funksione zyrtare. Deputet në Kuvendin e Kosovës dhe kryetar i PDK-së.
Para të gatshme ai ka deklaruar se ka 10 mijë e 842 në emrin e tij dhe 813.91 në emër të bashkëshortes.
Sa i përket detyrimeve financiare, Krasniqi ka deklaruar se ka 95 mijë euro në emrin e vet, 65 mijë për blerje të shtëpisë dhe 30 mijë për renovim të shtëpisë, ndërsa 23 mijë e 265 në emër të bashkëshortes për blerje të veturës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Hoti: Viti 2025 nis me fatura të rritura të tatimit në pronë, 60 për qind më të larta se në 2021-ën

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?