Memeti dhe Piranovska, vëzhgues në Agjencinë evropiane për të drejtat e njeriut

Qeveria ka caktuar që Avokati i Popullit, Ixhet Memeti, të jetë vëzhgues në Agjencinë evropiane për të drejtat e njeriut nga Maqedonia. Zëvendës i tij është emëruar Uranija Pirovska, drejtore ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Agjencia për të drejtat fundamentale monitoron statusin e vlerave evropiane, si liria, barazia dhe të drejtat e njeriut.
Duke rishikuar çështjen e të drejtave të njeriut, Agjencia bëh hulumtime dhe jep rekomandime për institucionet e BE-së në lidhje me të drejtat e njeriut. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate












































