Kryeministri i vendit, Albin Kurti mori pjesë të mërkurën mbrëma në koncertin “Melodia e Lirisë”, që është e pjesë e përkujtimeve që gjatë këtij viti po zhvillohen në jubileun e çlirimit nga pushtimi nazifashistë, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, nën interpretimin e Orkestrës Frymore e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Në prani të shumë të ftuarve në këtë koncert, kryeministri Kurti, theksoi se fashizmi, në të gjitha variantet e tij, ishte një e keqe e madhe, e keqja absolute që i kundërvihej humanizmit dhe iluminizmit, që ishin pjesa më e vyer e trashëgimisë kulturore evropiane.
Ai tha se pushtimi fashist i Evropës ishte një sprovë për vlerat themelore të qytetërimit si i tillë.
Në fjalën e tij, kryeministri Kurti kujtoi ndihmën e popullit shqiptar për të strehuar dhe mbrojtur ata hebrenj që përndiqeshin në vende të tjera dhe nuk i dorëzoi te pushtuesi, duke theksuar po ashtu se populli shqiptar dha ndihmesën e tij në luftën me armë në dorë kundër nazifashizmit.
“Të rënët shqiptarë në Luftën e Spanjës, Mujo Ulqinaku qysh në vitin 1939, të zhdukurit shqiptarë në kampet e shfarosjes e deri tek ata që ranë në Sanxhak e në Bosnje në vitin 1945 duke ndjekur këmba këmbës nazistët, janë dëshmorët tanë, pra ata që dëshmojnë më së miri rreshtimin tonë kundër fashizmit. Ata nuk janë harruar dhe ne i kujtojmë gjithnjë”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se ndihet krenar që Kosova është rreshtuar me shtetet që po ndihmojnë përpjekjen për liri të popullit ukrainas, nga një tjetër fashizëm, por gjithsesi fashizëm, nga fashizmi rus e që ka lidhje të shumta e ndikim të fuqishëm edhe në rajonin tonë, në fqinjësinë tonë.
Në fund të fjalës, ai shprehu përkushtimin e qeverisë që drejton për marrëdhënie sa më të ngushta e vëllazërore me Republikën e Shqipërisë.
“Qeveritë dhe institucionet e tjera publike të dy shteteve tona e kanë detyrë të bashkëpunojnë sa më ngushtë për interesin e kombit shqiptar dhe në frymën e integrimeve mbarë evropiane”, tha kryeministri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
DPHM: Më ftohtë në Manastir dhe Berovë, më shumë borë në Kodrën e Diellit
Kurti takon qytetarët në Artanë: Të zjarrta i kanë zemrat 500 mijë qytetarë që vetëvendosin për numrin 118
Mungesa e interpretuesve në fushatë, a po diskriminojnë partitë personat e shurdhër?
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova