LAJMI I FUNDIT:

Melisa Loki: Jetën e lë të rrjedhë vet, gjërat gjithmonë do të jenë në vendin e duhur

Melisa Loki: Jetën e lë të rrjedhë vet, gjërat gjithmonë do të jenë në vendin e duhur

Intervistoi: Aroma Aliti

Melisa Loki është një vajzë e re nga qyteti i Tetovës, muzika është pasioni i saj. Që në moshë shumë të hershme ka filluar të merret me muzikë, duke marrë kështu pjesë në festivale të ndryshme muzikore. Përkrahës i saj më i madh në këtë sferë ka qenë babi i saj, ajo thekson se ai gjithnjë e ka nxitur të merret me muzikë.

Në intervistë për Telegrafi Maqedoni, Melisa tregon se së shpejti pritet të realizojë projekte të reja muzikore. Ndërkaq, sa i përket përkrahjes që Maqedonia e Veriut si shtet ua ofron artistëve të rinj, Melisa është konfuze.

Kush është Melisa për ata që se njohin?

Për ata që nuk më njohin jam një̈ person shumë i dashur, energjik dhe mbështetës, edhe pse më ngatërrojnë̈ me tipare te ndryshme të personaliteteve si: mendjemadhe, e keqe… por sidoqoftë̈, çdo person i ri që më njofton gjithmonë̈ bie ndesh me mendimet që ka pasur për mua kur më takon personalisht.

Babai i Melisës ka qenë nxitësi që ajo të merret me muzikë dhe të arrij të jetë pjesë e festivaleve të ndryshme muzikore.

Si ke filluar të merresh me muzikë dhe cila ka qenë një nga eksperiencat që ke mësuar më shumë sa i përket sferës së muzikës?

Me muzikë merrem prej në moshë shumë të hershme, babai im ka qenë ai që me nxiti të jem kjo që jam dhe gjithmonë̈ më ka përkrahur, sa i përket eksperiencave që kam mësuar nga muzika, nuk do të cek diçka specifike sepse secila eksperiencë e re ka mësimin e saj brenda!

Shembull konkret: Në një festival në Kosovë mu gris fustani prapa, dhe mësimin që e kuptova ishte se gjithmonë̈ duhet të mbaj me vete kopsa pe dhe gjilpërë!

A mendon se do arrish të zhvillosh karrierën tënde në Maqedoninë e Veriut, a do e kesh përkrahjen e duhur?

Gjithmonë i besoj energjisë që kam dhe mendoj se një ditë çdo kush do e merr atë që e meriton duke mos e ndaluar vendi ku jeton, kurse përkrahja… nuk e di kam një konfuzion në këtë përgjigje sepse të gjithë të përkrahin deri në momentin kur bën diçka të madhe!

Melisa tregon se së shpejti do të sjell projekte të reja muzikore.

Çfarë planesh ka Melisa në të ardhmen, a pritet ndonjë projekt muzikor së shpejti?

Jetën e lej të rrjedhë vet, gjërat do jenë në vendin e duhur gjithmonë për atë që e meriton, kurse për projektet kam disa mendime që do të realizohen së shpejti.

Në fund Melisa i këshillon të rinjtë që të ndjekin ëndrrat e tyre pavarësisht komenteve të njerëzve apo paragjykimeve që mund të kenë.

Një këshillë për rininë?

Njerëzit do përpiqen të të lëndojnë në çdo aspekt të mundshëm për të plotësuar qëllimin e tyre, me këtë̈ dua të them se këshilla ime për rininë̈ është̈ që të mos i humbasin ëndrrat e tyre nga frika se ç’do të thotë̈ bota, sepse e vërteta është̈ se një̈ njeri gjithmonë̈ do të jetë i paragjykuar, vetëm n ‘varet se në cilin nivel!

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori