LAJMI I FUNDIT:

Meli si ilaç: Ja pse duhet ta futni menjëherë në dietën tuaj

Meli si ilaç: Ja pse duhet ta futni menjëherë në dietën tuaj

Meli është një kokërr e rrumbullakët e verdhë, e cila është përdorur që në kohët e lashta në ushqimin e njerëzve. Është lloj drithi, i cili qëndron në krye të drithërave për nga ana shëndetësore

Elmedina Ukshini
Terapiste e ushqimit
Tel. 045953110


Mund të hahet edhe në variantin e njelmët edhe në atë të ëmbël, është i përshtatshëm për të gjitha moshat, duke përfshirë edhe foshnjat.

Ai përmban fibra dhe proteina të dobishme bimore dhe nuk përmban gluten. Prandaj, është i përshtatshëm për vegjetarianët dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake.

Meli është një ushqim i shkëlqyer për vegjetarianët, por edhe për ata që nuk janë.

Meli përdoret si ilaç për të luftuar gurët në veshka, aneminë, kolesterinën dhe infeksionet e traktit urinar.

Meli nuk përmban shumë acide që mund të ndikojnë më tej në pH të stomakut. Prandaj, tretet lehtësisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi. Gjithashtu, meli ka një indeks të ulët glikemie, sepse nuk përmban shumë sheqer. Në 100 gramë mel ka më pak se 0,1 gram karbohidrate sheqeri.

Meli është një nga ushqimet e para që duhet t’i jepni fëmijës kur ai është gati të prezantojë ushqime të ngurta. Ka një shije shumë të butë dhe pranohet lehtësisht nga fëmijët. Nga të gjitha drithërat, ai konsiderohet më pak alergjik. Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se fëmijët që hanë rregullisht mel kanë një rrezik dukshëm më të ulët të zhvillimit të astmës në atë moshë.

Gratë shtatzëna dhe ato në gji duhet të pasurojnë dietën e tyre me këtë drithë të dobishëm, sepse përmban shumë hekur dhe kalcium, i cili është shumë i rëndësishëm si për nënën ashtu edhe për foshnjën. Për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, meli lehtëson tretjen dhe zvogëlon rrezikun e kapsllëkut dhe hemorroideve, gjë që është e zakonshme tek gratë gjatë shtatzënisë dhe pas lindjes.

Përfitimet nutritive

Një filxhan me mel të gatuar përmban 6 gramë proteina dhe 2 gramë fibra. Është gjithashtu një burim i mirë i folateve, vitaminave B dhe mineraleve si magnezi, fosfori, kalciumi dhe hekuri.

Kombinimi i fibrave dhe proteinave ndihmon tretjen e shëndetshme pasi përmbajtja e fibrave të patretshme vepron si një prebiotik që ushqen bakteret e mira në mikrobiomën e zorrëve.

Në një studim të botuar para pak kohësh në revistën “Frontiers in Nutrition”, shkencëtarët zbuluan një lidhje midis konsumimit të melit dhe niveleve më të larta të hemoglobinës, një proteinë e pasur me hekur që mbart oksigjen në të gjithë trupin.

Përparësitë shëndetësore

▪ Ka veçori të larta antioksidative.
▪ Meli i përket grupit të ushqimit alkaline dhe tretet lehtë.
▪ Hidraton sistemin tretës, veçanërisht zorrën e trashë, çka do të parandalojë kapsllëkun.
▪ Redukton nivelin e kolesterolit të keq.
▪ Parandalon sëmundjet kardiake.
▪ Zvogëlon mundësinë e sulmeve të astmës.
▪ Ndihmon në zvogëlimin e frekuencës së dhimbjes së kokës.
▪ Është ndër ushqimet më të mira për pastrimin e veshkave, rërën dhe gurët në veshka.
▪ Parandalon formimin e gurëve të tëmthit.
▪ Vepron si probiotik.
▪ Meli përmban shumë fibra dhe pak sheqer.
▪ Zvogëlon rrezikun e diabetit.
▪ Përmban serotoninë e cila nxit disponimin e mirë.
▪ Është jashtëzakonisht i pasur me proteina.

istockphoto

Meli mund të përdoret në gatime të ndryshme. Kjo farë e vogël me ngjyrë të verdhë ka një shije arrore që përdoret mjaft mirë edhe në sallata, perime, apo duke u përzierë me qumësht dhe mjaltë.

Përfshijeni melin në dietën tuaj të shëndetshme dhe do të keni shumë më tepër forcë dhe energji, do të përshpejtoni dhe përmirësoni ndjeshëm punën e metabolizmit tuaj. A nuk është kjo gjëja më e rëndësishme për humbjen e peshës?

Me melin do të shmangni shumë receta për një grumbull ilaçe, të cilat në fund (ndoshta) mund t’ju bëjnë më shumë dëm sesa dobi.

Meli duhet ruajtur në një vend të thatë, të ftohtë dhe të errët, në këtë mënyrë mund të zgjasë nga dy deri në tre vjet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori