Në vazhdën e takimeve të rregullta pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti priti drejtuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka dhe të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Gjatë takimit u shkëmbyen ide rreth programit të rimëkëmbjes, e me këtë rast edhe të nevojave dhe prioriteteve të ndërmarrjeve në Kosovë.
Mehmeti tha se pas përfundimit të pandemisë dhe largimit të masave kufizuese, rimëkëmbja ekonomike do të varet shumë nga masat ekonomike të ndërmarra gjatë dhe pas pandemisë.
Ai foli për masat që duhen zbatuar në mbështetje të ekonomive familjare dhe ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, duke theksuar rolin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) në lehtësimin e qasjes në financa.
Guvernatori shtoi se Kosova për fat të mirë ka një nivel të ulët të borxhit publik në raport me BPV-në gjë që mundëson fleksibilitet për sa i përket pakos së rimëkëmbjes.
Ndërsa drejtuesit e odave ekonomike theksuan mes tjerash edhe nevojën e një koordinimi më të ngushtë ndërmjet të gjithë akterëve të rëndësishëm me qëllim të një rikuperimi të shpejtë.
Ata u shprehën se ndër prioritetet më të rëndësishme mbeten injektimi i mjeteve likuide në ekonomi, si dhe përkrahja e sektorëve aktiviteti i të cilëve do të vazhdojë të jetë i kufizuar edhe pas fazës së pandemisë, ndërsa roli i bankave komerciale në këtë aspekt është tejet i rëndësishëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Diplomatët e shkollës Diaspora Diplomacys vizitojnë Ciao Berto
Po, po 31 vetura Dacia Logan shpërblim për konsumatorët nga ETC
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli
Hisen Berisha 'ngacmon' Adelina Ismailin në emision: "Ushtrinë time do ta bëj" ma ke kushtuar mua, sepse po e bëja ushtrinë në atë kohë
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin