LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: Duhet injektuar në ekonomi rreth 800 milion euro për të arritur aty ku ishim para pandemisë

Mehmeti: Duhet injektuar në ekonomi rreth 800 milion euro për të arritur aty ku ishim para pandemisë

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti ka thënë se do të varet nga politiket e qeverisë nëse do të ruhen apo jo vendet e punës në sektorin privat.

Mehmeti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në bazë të parashikimeve Kosova do të ketë rënie ekonomike 2-4 për qind.


Ai ka thënë se pavarësisht kësaj rënie është në dorën e qeverisë që të mbaj në punë apo jo punëtorët e sektorit privat, përcjell Telegrafi.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës thotë se ende nuk dihet sa punëtorë mund ta kenë humbur vendin e punës por sipas tij dihet se 10-12 mijë punëtorë kanë dalë nga informaliteti duke u regjistruar.

Mehmeti ka thënë se humbja ditore në këtë kohë pandemie është 10 milionë euro në ditë.

“Prandaj duke llogaritur këtë humbje ditore mund të themi se do të duhen rreth 800 milionë euro për të arritur te pika zero”.

Guvernatori i BQK-së thotë se është pozitive që gjatë kësaj periudhe është shtuar mënyra e pagesës online duke evituar përdorimi i cash-it.

Guvernatori i BQK-së: Po diskutohet plani i rimëkëmbjes! Propozon të paguhen edhe më tej pagat e sektorit privat dhe qiratë e objekteve
Lexo po ashtu Guvernatori i BQK-së: Po diskutohet plani i rimëkëmbjes! Propozon të paguhen edhe më tej pagat e sektorit privat dhe qiratë e objekteve

Ai thotë se bankat kanë vazhduar të lëshojnë kredi edhe në këtë kohë pandemie duke ndihmuar ekonominë e Kosovës./Telegrafi/