LAJMI I FUNDIT:

Mehmeti: BQK po i dezinfekton të gjitha paratë e gatshme pas përhapjes së COVID-19

Mehmeti: BQK po i dezinfekton të gjitha paratë e gatshme pas përhapjes së COVID-19
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti | Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehemti, ka njoftuar se ky institucion ka filluar t’i dezinfektojë të gjitha paratë e gatshme që gjinden në tregun e vendit.

Mehmeti kërkon nga qytetarët që të shfrytëzojnë sa më shumë format e tjera të pagesave.


“BQK-ja ka filluar me dezinfektimin e rregullt të të gjitha parave me të cilat e furnizon tregun, si masë mbrojtëse për shfrytëzuesit e parave të gatshme”, ka njoftuar Mehmeti, përcjell Telegrafi.

Ai gjatë një konference për medie, ka kërkuar nga qytetarët që të shfrytëzojnë sa më shumë format e tjera të pagesave në mënyrë që të evitohet përhapja e virusit.

“Duke e pasur parasysh se paratë kanë qarkullim të shumëfishtë nga momenti i parë që dalin nga banka, ne i lusim qytetarët që t’i respektojnë me përpikëri udhëzimet e higjienës, që janë lëshuar nga institucionet shëndetësore pas çdo transaksioni me para të gatshme apo me kartelë. Qytetarëve tanë ju bëjmë thirrje që të evitojnë sa më shumë përdorimin e parave të gatshme dhe të përdorin sa më tepër kartelat bankare dhe mënyrat tjera elektronike të pagesave”, ka kërkuar ai.

Mehmeti: Coronavirusi do të ndikojë në rënien ekonomike deri në minus 4 për qind
Lexo po ashtu Mehmeti: Coronavirusi do të ndikojë në rënien ekonomike deri në minus 4 për qind

Po ashtu, Mehmeti ka thënë se kjo pandemi do të ndikojë në rënien ekonomike të vendit deri në minus 4 për qind.

Ekonomia në Kosovë do të ketë rënie të rritjes reale ekonomike nga minus 2 për qind deri në minus 4 për qind. Do të vazhdojmë të qëndrojmë nga afër për të kontribuar në shërbimet e ekonomisë”, u shpreh Mehmeti.

Autoritetet në Kosovë kanë shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik, me qëllim të parandalimit të përhapjes së kësaj sëmundjeje. /Telegrafi/