LAJMI I FUNDIT:

Mehaj takoi komandantin e KFOR-it, flasin për misionin e FSK-së

Mehaj takoi komandantin e KFOR-it, flasin për misionin e FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Inspektori i Përgjithshëm i FSK-së, gjeneral major Bashkim Jashari priti sot në vizitë komandantin e KFOR-it, gjeneral major Franco Federici.

“Në fillim, gjeneral Federici uroi për marrjen e detyrës ministrin Mehaj duke shprehur vullnetin e plotë për bashkëpunim të ngushtë. Ai shprehu vlerësimin e tij të lartë për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, profesionalizmin e dëshmuar si dhe nivelin e lartë të bashkëpunimit të deritashëm në shumë fusha në mes të KFOR-it dhe FSK-së.


Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu falënderimin për vizitën si dhe mirënjohjen e për misionin e KFOR-it në shërbim të sigurisë së vendit po edhe në sigurinë rajonale”, thuhet në njoftimin për media.

Mehaj siguroi gjeneralin Federici se ministria e Mbrojtjes do të jetë bartëse e politikave bashkëkohore të mbrojtjes mbi bazën e konceptit të integrimit në NATO. Ndër të tjera, ministri Mehaj theksoi se FSK do të vazhdojë avancimin në aftësi dhe kapacitete operacionale të nevojshme për përmbushjen e misionit dhe mandatit të saj.

Në fund të dy u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori