LAJMI I FUNDIT:

Mehaj fton qytetarët të marrin pjesë në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Mehaj fton qytetarët të marrin pjesë në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në cilësi të Kryetarit të Këshillit Organizativ ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit për pjesëmarrje sa më masive në aktivitetet e planifikuara sipas agjendës shtetërore të Manifestimit Gjithëpopullor Tradicional në shënimin e 24 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, më 5,6 dhe 7 mars.

Manifestimi organizohet nën patronatin e Kryeministrit Kurti dhe përkujdesjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe me pjesëmarrje të të gjitha institucioneve shtetërore, qendrore e lokale dhe organizatave të Luftës së UÇK-së.


Me këtë rast, Ministri Mehaj fton të gjithë që sa më masivisht, të kujtojmë dhe nderojmë Epopenë e Ushtrisë së Lavdishme e Madhështore Çlirimtare të Kosovës.

“Të kujtojmë dhe nderojmë betejën unike në historinë e Luftërave Çlirimtare, jo vetëm në historinë tonë kombëtare por edhe historinë botërore, luftën dhe flijimin e pashembullt të familjes emblematike Jashari me Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe gjithë Prekazin heroik. Kurrë mos të harrojmë se, duke kujtuar dhe nderuar të kaluarën e lavdishme, të tashmen dhe të ardhmen, e kemi të sigurt”, theksoi Mehaj.

Më poshtë, agjenda shtetërore e aktiviteteve të manifestimit.

5 mars 2022

11:00 Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

12:00 Seancë solemne e Kuvendit e Republikës së Kosovës

12:00 – 15:00 Ditë e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë

– Aktivitete me nxënës në shkollat e Republikës së Kosovës

– Seanca solemne në kuvendet komunale

6 mars 2022

09:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

12:00 Homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së

11:00 – 17:00 Instalacion me fotografi dhe video: Historia e 5, 6 dhe 7 marsit

Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë

17:00 Akademi përkujtimore Vendi: Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë.

7 mars 2022

– Ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

18:00 Manifestimi “Nata e Zjarreve”, koncert në sheshin “Adem Jashari”, Skënderaj

18:00 Ndezja e flakadanëve në 7 zonat e UÇK-së dhe në Kazermën “Adem Jashari”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori