Megjithatë, filmi 'Shok' nuk fitoi Oscar (Video)
Sonte është mbajtur edicioni i 88-të i ndarjes së çmimeve kinematografike Oscar në Hollivud të Los Angelesit.
Megjithëse është pritur shumë që filmi i parë kosovar të fitojë një Oscar, kjo nuk ndodhi.
Në kategorinë e ‘Filmit më të mirë të Shkurtër’, ku ishte i nominuar filmi ‘Shok’, ka fituar filmi Stutterer, transmeton Telegrafi.
Kjo ishte hera e parë që një film shqiptar të jetë nominuar nga akademia amerikane e filmit dhe ky mbetet suksesi më i madh deri tani i kinematografisë shqiptare.
Kujtojmë se vitin e kaluar këngëtarja shqiptare, Rita Ora e pat kënduar këngën "Grateful", kolonën zanore e filmit "Beyond The Lights". /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































