Megan Thee Stallion doli në skenë për të interpretuar një këngë nga filmi fitues i “Oscars” “Encanto” të dielën (27 mars) në ceremoninë e 94-të vjetore që u mbajt në Los Angeles.

Reperja 27-vjeçare nga Houston u bashkua me Becky G dhe Luis Fonsi ndërsa ata iu bashkuan kastit të “Encanto” për një interpretim të “We Don't Talk About Bruno”.


“Encanto” fitoi çmimin “Oscari” për “Filmin e metrazhit të gjatë të animuar” gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve që u rikthye në vendin e tij të rregullt të Teatrit Dolby në Hollywood, pasi u mbajt në Stacionin Union vitin e kaluar.

55885393 10658637 image a 118 1648439322975

Megan ndërroi fustanin e saj blu nga stilisti indian “Gaurav Gupta” për performancën e saj dhe doli në skenë me një veshje të verdhë që ia theksonte këmbët, shkruan DailyMail.

55885397 10658637 image m 121 1648439356339

Anëtarët e kastit të “Encanto”, Adassa, Stephanie Beatriz, Mauro Castillo, Carolina Gaitan dhe Diane Guerrero performuan këngën së bashku me Megan, Becky dhe Luis.

55885401 10658637 image a 117 1648439276649

Kjo ishte performanca e parë live e “We Don't Talk About Bruno” shkruar nga Lin-Manuel Miranda, 42 vjeç, i cili ofroi këngë origjinale për filmin “Walt Disney Animation Studios”.

55885409 10658637 image a 122 1648439403662

Megan shtoi vargje origjinale rap në performancën që përfshinte referenca për shfaqjen e "Oscars 2022".

Performanca përfundoi me Becky-n dhe Luis-in duke kënduar teksa ishin në krahë me Meganin.

55885423 10658637 image a 116 1648439266739

Ylli i “Encanto”, John Leguizamo, 57 vjeç, prezantoi këngën, e cila ka të bëjë me karakterin e tij misterioz.

55885631 10658637 image m 113 1648438750881

“Do ta këndojnë atë këngën “Bruno”, të cilën nuk më kërkuan ta këndoja edhe pse jam Bruno. Jam i sigurt që e keni dëgjuar më parë këtë këngë. Është luajtur më shumë herë se ''Gëzuar ditëlindjen”, tha John.

Ndërkohë është njoftuar e kaluar u njoftua se Megan do të luajë në filmin e parë muzikor nga kompania e prodhimit A24. /Telegrafi/

55885633 10658637 image a 114 1648438910619