Ajo nuk ka asnjëherë turp që të tregojë figurën e saj të jashtëzakonshme.

Dhe Megan Fox mori vëmendje sërish me një fustan të zi kadifeje, teksa mahniti me një stil të ri flokësh në festën e Vanity Fair pas “Oscars”.


Aktorja, 36-vjeçe, vuri në pah asetet e bujshme në fustanin e veçantë në festën e mbajtur në Wallis Annenberg Center në Beverly Hills të dielën mbrëma.

68640481 11853433 image m 78 1678702364635 Megan Fox dhe Billie (Foto: Wire)

Artistjau fotografua pa të dashurin e saj, Machine Gun Kelly, mes problemeve në marrëdhënien e tyre dhe është raportuar se po bëjnë seanca terapie në çift.

Fustani i modës ‘Miss Sohe’ përmbante detaje të bukura të skalitura rreth dekoltesë dhe ishte i kombinuar me një gjerdan argjendi.

Ajo zgjodhi flokët e kuqe në portokalli dhe një pamje grimi joshës me platforma ‘Piferi’.

Në festë po shoqërohej me këngëtaren Billie Eilish si dhe Zelie Timothy e Tyrese Gibson.

68640479 11853433 image m 81 1678702477498 Megan, Zelie, Tyrese (Foto: Wire)

“Everything Everywhere All at Once” theksojmë që ishte filmi që mori gjithë vëmendjen në “Oscars” duke marrë gjithsej shtatë çmime.

‘Aktorja më e mirë’ u shpall Michelle Yeoh dhe ‘aktori më i mirë’ në edicionin e këtij viti ishte Brendan Fraser. /Telegrafi/

68641137 11853433 image a 82 1678704202583 Megan (Foto: Wire)