LAJMI I FUNDIT:

Megan Fox dhe MGK mahnitin me paraqitjen e parë në tapetin e kuq pas fejesës

Megan Fox dhe MGK mahnitin me paraqitjen e parë në tapetin e kuq pas fejesës

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly dukeshin shumë të dashuruar gjatë paraqitjes së tyre të parë në tapetin e kuq si çift i fejuar.

Dyshja ishin të buzëqeshur teksa pozuan për foto së bashku në sfilatën e modës për meshkuj të Dolce & Gabbana F/W23 në Milano, Itali, gjatë fundjavës.


MGK – i cili i propozoi Fox në  Ritz-Carlton në Puerto Riko në  fillim të këtij muaji – kishte veshur një kostum të zi të zbukuruar me diamant dhe një jakë të ngjashme.

Rokeri i hitit “Bloody Valentine”, 31 vjeç, e kompletoi pamjen me çizme me shkëlqim, doreza të ngjashme, vathë argjendi dhe unaza të shumta.

Fox, 35, dukej po aq e mahnitshme, duke kthyer kokat në një kombinim të frymëzuar nga të brendshmet, me një trupore me dantella, pantallona lëkure të zeza me detaje të lidhura me lidhëse dhe një rrip të veshur me diamant që i përshtatej të fejuarit të saj.

MGK më vonë hapi shfaqjen e Dolce & Gabbana me një performancë muzikore, përpara se të ecte vetë në pistë me një kostum të mbështjellë me perla me detaje të thurura.

Më herët gjatë ditës, zogjtë e dashurisë u panë në Milano, pas lajmit të lumtur të fejesës së tyre. MGK ndryshoi pamjen e tij njëngjyrëshe për një pulovër rozë të ndezur, të cilën e kombinoi me pantallona gri me vija dhe bizhuteri argjendi.

Teksa, Fox veshi një mini fustan të zi me detaje të tejdukshme rrjetë, së bashku me një pallto të zezë dhe taka të zeza që i lidhnin rreth kyçeve të këmbës. /Telegrafi/