LAJMI I FUNDIT:

Mediumi zviceran: Babai kosovar solli katër vajza për djemtë e tij në Bernë – ato u mbajtën si skllave për 16 vjet, pa u vënë re nga askush

Mediumi zviceran: Babai kosovar solli katër vajza për djemtë e tij në Bernë – ato u mbajtën si skllave për 16 vjet, pa u vënë re nga askush

Në mes të Zvicrës, gratë u mbajtën si skllevër për 16 vjet – pa e vënë re askush. Javën e ardhshme, një baba kosovar me katër djem do të dalë para gjykatës rajonale të Moutier, Bernë.

Kështu e fillon shkrimin mediumi zviceran Blick.ch, sipas të cilit kundër tij ka një akuzë e cila thotë se ai ka sjellë nga një vajzë nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “grua” nga Ballkani në Jura të Bernës për secilin nga katër djemtë e tij.


Dhe atje, për një dekadë e gjysmë, babë e bij abuzonin me gratë dhe i detyruan të bënin punët e shtëpisë.

Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003, shkruan Blic.ch, përcjell Telegrafi duke shtuar se atëherë si 17-vjeçarje ajo e njihte burrin e saj vetëm nga fotot.

Prindërve të së resë iu premtuan se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër.

Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç, jetonte në varfëri dhe sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën torturuesve për një shumë prej 300 eurosh, shkruan më tej mediumi zviceran.

Por jeta gjoja më e mirë doli shpejt të ishte një kurth.

Sipas aktakuzës, babai, (Albrim F/65/emër i ndryshuar) i udhëzoi djemtë e tij saktësisht se si të silleshin me “gratë” e tyre: me dhunë brutale fizike dhe psikologjike.

Dhe siç pretendohet në shkrimin e mediumit zviceran, gratë janë rrahur, poshtëruar, kërcënuar me vdekje, izoluar dhe dhunuar vazhdimisht nga anëtarët e familjes.

“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez”, thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve. Ose: “Edhe pse ishte shtatzënë, ai e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”.

Njëra prej viktimave duhej t’i lante këmbët vjehrrit dhe kunatit çdo mbrëmje, është thënë ndër akuzat, të cilat janë rreth 30 faqe.

Avokati Dominic Nellen (38) përfaqëson dy nga gratë në gjykatë dhe i ka shoqëruar për tre vjet.

“Gratë janë të mbrojtura mirë nga gjyqësori. Janë në një vend të sigurt”, thotë ai për Blick.

Por avokati nuk mund të thotë asgjë për rreth dhjetë fëmijët që kanë lindur – për t’i mbrojtur ata.

Siç vë në pah Blick.ch, në vitin 2019, gratë më në fund arritën të arratiseshin – 16 vjet pasi viktima e parë u soll në Zvicër.

Sipas aktakuzës, në rast ishte përfshirë edhe një agjenci për mbrojtjen e viktimave.

Aktakuza tregon gjithashtu se asnjë nga të akuzuarit nuk ka kaluar më shumë se një ditë pas hekurave.

“Burrat mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Gratë ishin dakord me gjithçka”, citohet të ketë thënë avokati i viktimave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bakoyannis: Kosova i ka përmbushur kërkesat për anëtarësim në KiE

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Deputetja spanjolle mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE, Ahedo: Anëtarësimi do të forconte të drejtat e njeriut

Lajme
Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Çfarë thuhet në aktakuzën e vitit 2021 ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas në Pejë?

Drejtësi
Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Sopjani: Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Serbia e ka kuptuar që ata dronë që i posedojnë nuk janë të avancuar

Siguri
Kalo në kategori