Trejsi Sejdini ditë më parë është shpallur fituese e kurorës së Miss Universe Albania 2018.

Ajo do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në garën e bukurisë që do të organizohet në Amerikë.


Kjo ka bërë që të shkruajnë edhe mediat e huaja, konkretisht mediumi boshnjak klix.ba.

Ky i fundit përmes një shkrimi i njofton lexuesit e vetë duke thënë se bëhet fjalë për një fotomodele shqiptare tetëmbëdhjetë vjeçare nga Elbasani dhe jeton në Tiranë.

zzz 1

Ajo u bë e famshme pasi aplikoi për Miss Universe ndërsa ka 76 mijë ndjekës në Instagram.

Për punë, ajo shpesh banon edhe në shtetin italian dhe është e gjatë 182 centimetra dhe peshon 65 kilogramë.

Bukuroshja gjithashtu shfaqet shumë shpesh në videot muzikore dhe po kalon verën në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Portali ka përzgjedhur një numër të fotografive të bukuroshes që po i shfaqim më poshtë. /Telegrafi/