Një letër e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dërguar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan ka nxitur aq reagime sa që shpeshherë njerëzit kanë vënë në dyshim edhe vërtetësinë e saj.
Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo në fakt është e vërtetë.
Por, pavarësisht kësaj, në momentin që ajo është shpërndarë, me një situatë jo komode janë gjendur edhe media prestigjioze.
Dhe njëra ndër to ka qenë rrjeti televiziv amerikan “MSNBC”, përcjell Telegrafi.
Siç edhe mund të shihet në një video të publikuar nga ky rrjet televiziv, gazetarja tregon se arsyeja pse ky medium nuk e ka publikuar lajmin menjëherë ka qenë se kishin vendosur që paraprakisht ta konfirmojnë atë.
Madje, siç thuhet në përshkrimin e videos, edhe për gazetarët, përkatësisht përgjegjësit e këtij mediumi, letra ishte “e çuditshme”.
“Kjo letër që Trump i dërgoi Erdoganit është aq e çuditshme sa që u desh të kontaktonim Shtëpinë e Bardhë për t’u siguruar që është e vërtetë”, ka thënë gazetarja në paraqitjen e saj, para se të fillojë leximin e letrës.
Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një letre ka paralajmëruar homologun e tij, Rexhep Taip Erdogan, që “mos të bëhet budalla” dhe ka shtuar se historia rrezikonte ta quante atë “djall” në një letër të jashtëzakonshme, të dërguar ditën kur Turqia filloi inkursionin e saj në veri-lindje të Sirisë.
“Le të punojmë për një marrëveshje të mirë!”, shkroi Trump në letrën e datës 9 tetor, vërtetësia e së cilës u konfirmua në media të ndryshme nga Shtëpia e Bardhë.
Letra e “çuditshme” u prit me një pabesueshmëri edhe nga të tjerë, me shumë në fillim duke vënë në dyshim legjitimitetin e saj dhe disa duke e quajtur atë një “shaka”.
David Gergen, i cili ishte këshilltar i disa presidentëve, tha se letra “kishte një cilësi adoleshente” për të cilën tha se kur e pa për herë të parë, ai supozoi se ishte e rreme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania