LAJMI I FUNDIT:

Publikohet letra ku Donald Trump i shkruan Erdoganit: “Mos u bëj budalla!”

Publikohet letra ku Donald Trump i shkruan Erdoganit: “Mos u bëj budalla!”

Gazetarja amerikane e Fox News, Trish Regan, ka publikuar një letër të cilën presidenti amerikan Donald Trump ia ka dërguar presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Në këtë letër, presidenti amerikan i kërkon homologut turk të bëjë marrëveshje me kurdët e Sirisë, ose historia do ta ndëshkonte si “djall” dhe SHBA-të do ta shkatërronin ekonominë e Turqisë.


“S’do të duash të jesh përgjegjës për vrasjen e mijëra njerëzve. Dhe unë s’dua të jem përgjegjës për shkatërrimin e ekonomisë turke. Dhe kam për ta bërë”, kërcënon Trump në letrën e shkruar më 9 tetor, të publikuar nga Fox News këtë të mërkurë.

Trump i bën thirrje Erdoganit të bëjë marrëveshje paqeje me Forcat Demokratike Siriane, duke theksuar se gjenerali kurd, Mazllum Kobani, do të ishte i gatshëm të bënte lëshime që nuk do t’i kishin bërë kurrë më parë.

“Mos bëj të fortin. Mos u bëj budalla”, i shkruan Trump presidentit turk. “Jam munduar shumë që t’i zgjidh disa probleme tuajat. Mos e zhgënje gjithë botën. Mund të arrish një marrëveshje shumë të mirë.”

Pasi Amerika vendosi të largohet nga Siria veriore, ku kishte bashkëpunuar prej kohësh me forcat kurde kundër ISIS-it, duke u garantuar mbrojtje nga Turqia, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ndërmori një fushatë ushtarake kundër forcave kurde.

Bombardimet nga ajri u ndoqën nga një pushtim nga toka, gjë që solli vrasjen e një politikaneje kurde, sulmin e një autokolone me gazetarë dhe largimin e 275 mijë banorëve nga shtëpitë e tyre. Për këto, OKB thotë se Turqia mund të mbajë përgjegjësi për krime lufte.

Trump, ndërkohë, ka thënë se problemet midis Turqisë dhe Sirisë duhet të zgjidhen mes tyre dhe se ushtarët amerikanë s’kanë pse të rrinë në rajon.

“Situata atje është strategji gjeniale për SHBA-të. Siria është miqësore me kurdët. Dhe kurdët dinë të mbrohen. Nuk është se dhe kurdët janë engjëj”, tha Trump nga Zyra Ovale, pasi mori kritika edhe nga vetë republikanët për tërheqjen e papritur. Ata e quajtën katastrofë edhe më të madhe se tërheqja e Obamas nga Iraku. Megjithatë, Trump ka premtuar të vendosë sanksione të ashpra kundër Turqisë, nëse nuk arrihet një armëpushim. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori