LAJMI I FUNDIT:

Mediet ndërkombëtare raportojnë për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Specialja

Mediet ndërkombëtare raportojnë për aktakuzën ndaj Thaçit dhe Veselit nga Specialja

Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar të mërkurën pasdite se i ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Mediet ndërkombëtare i dhanë jehonë këtij lajmi duke raportuar shumë prej tyre.

The Washington Post, i kushton një artikull kësaj ngjarjeje duke shkruar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte përpara takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.

Vëmendje të veçantë lajmit i ka kushtuar edhe mediumi britanik BBC, ku thekson se Presidenti i Kosovës Thaçi akuzohet për krime lufte nga Haga.

Për aktakuzën ndaj Thaçit ka shkruar edhe The Guardian duke raportuar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, akuzohet për krime lufte, në këtë rast thuhet se ky i fundit dhe disa të tjerë janë përgjegjës për 100 vrasje.

The New York Times, shkruan se Presidenti i Kosovës dhe nëntë ish-luftëtarë të tjerë janë akuzuar për krime lufte.

Në mesin e këtyre medieve janë edhe Associated Press, Reuters, dhe Deutsche Welle. Reuters shkroi në titull se “Prokurori për krime lufte paraqet aktakuzën ndaj Presidentit të Kosovës”, përcjell Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori