LAJMI I FUNDIT:

Mediat sportive në Itali e vlerësojnë të dobët gjykimin e Irratit në ndeshjen Milan-Juventus, tregojnë tri gabimet e mëdha të tij

Mediat sportive në Itali e vlerësojnë të dobët gjykimin e Irratit në ndeshjen Milan-Juventus, tregojnë tri gabimet e mëdha të tij

Mediet sportive italiane besojnë se vendimet e gjyqtarit Massimiliano Irrati, prekën Milanin dhe Juventusin, në ndeshjen të cilën e fituan bardhëezinjtë me rezultat 3-1.

Gazzetta dello Sport, Corriere dello Sport dhe Tuttosport, kanë treguar tri gabimet e mëdha që i bëri gjyqtari, duke i lënë fajin edhe atij që ishte në dhomën e VAR, Daniele Orsato.

Secili prej tre gazetave sportive italiane pretendon se goli i parë i Milanit duhet të ishte anuluar, pasi kishte një faull të Hakan Calanhoglu ndaj Adrien Rabiot.


Gjyqtari i VAR, Daniele Orsato gjithashtu fajësohet sepse ai nuk i sugjeroi gjyqtarit në fushë të ketë një rishikim të rastit për një faull të mundshëm.

Nga ana tjetër, Rodrigo Bentancur i Juventusit duhet të ishte përjashtuar në pjesën e dytë për një faull ndaj Samu Castillejo.

Reprezentuesi i Uruguait meritoi një karton të dytë të verdhë, por këtë herë VAR nuk mund të ndërhynte pasi mund të përdoret vetëm për karton të kuq të drejtpërdrejtë.

Sipas La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere dello Sport, Milanit duhet t’i jepej një penallti në minutat e fundit të ndeshjes pas një ndërhyrjeje të Adrien Rabiot ndaj Brahim Diaz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

Deco me deklaratë të shëmtuar rreth shkarkimit të Xavit nga Barcelona

La Liga
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Kalo në kategori